“Partia Demokratike ka ofertë Sali Berishën”- Spiropali në 30-vjetorin e FRESSH: Të vendosim interesin e Shqipërisë mbi interesin partiak

Jan 15, 2022 | 11:26
SHPËRNDAJE

Gjatë fjalës së mbajtur në organizmin për 30-vjetorin e FRESSH te amfiteatri i liqenit, ministrja Elisa Spiropali u ndal dhe te situata e brendshme në Partinë Demokratike. Spiropali theksoi se PD që lindi si parti e lirisë, ka sot si ofertë Sali Berishën dhe si kundërofertë nënproduktin e tij, ndërkohë që sipas saj Partia Socialiste ka opozitë ambicien e vetvetes dhe qytetarët.


Ajo ftoi të gjithë qytetarët që vendosin mbi interesin partiak Shqipërinë t’i bashkohen të majtëve në rrugëtimin e tyre.

“Partia që lindi 31-vite më parë nga aspirate për lirinë, ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundërofertë nënproduktin e tij. Jemi shumë të keqardhur që mbërritën deri këtu. Shpesh jemi dukur të dobët përpara tyre, kemi dëgjuar nga dashamirës se po  të ishin ata, mediat nuk do të shpifnin, se kujt do ia mbante përballë tyre në studio televizive, por ne nuk jemi si ata. Për ne cilësia e debatit varet nga forca e argumentit. Ne armë kemi të vërtetën dhe forcën e argumentit.

Opozita e vërtetë nuk janë ata mjeranë, por jeni ju. PS ka fituar garën me kundërshtarin politik por ka humbur garën me ambicien e vet, pasi ambicia jonë është e pafundme dhe kanë përmasën e ëndrrës tuaj dhe shpresës që shoqëria ka te ne. Opozita më e madhe e qeverisë jeni ju dhe Edi Rama. E keni patur gjithmonë në krahun tuaj, më i pushtetshmi, por më opozitari, më krenari dhe më kritiku. Nuk na pëlqen kontrasti me ta, masim veten dhe vetëkorrektohemi. Misioni ynë është që të thërrasim të na bashkohen të gjithë ata qytetarë që mbi flamurin e partisë vendosin flamurin e Shqipërisë”, tha Spiropali.

 

A

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura