‘Parlamenti s’dëgjon’, LSI mbështet Tahirin. Luan Rama: Më ke në krah

Oct 5, 2017 | 9:31
SHPËRNDAJE

LSI i del në krah hapur ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nenkryetari i LSI-se, Luan Rama ka reaguar me nje koment ne deklaraten e forte qe Tahiri beri nje dite me pare, lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri masakronte me sëpatë një qen.

1489759537rama-tahiri

Ne reagimin e tij Tahiri shkruante se po rritet një rrace e dhunshme që mund të jenë kërcënim për shoqërinë dhe theksoi se “Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON”.

Pas postimit ka reaguar Luan Rama, duke i thene se e ka ne krah ne kete nisme te rendesishme.

Postimi i Tahirit 

“Nje rrace e re dhunuesish po rritet. Sot me nje qen, neser me nje shok a familjar, e keshtu pa mbarim. Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON.
Me mbetet ta risjell perseri ne vemendje, me shpresen se te gjithe ata qe nga kjo e sotmja jane neveritur e frikesohen nga e ardhmja, te gjejne kohe te behen bashke e te detyrojne parlamentin te marre ne shqyrtim e te miratoje nje ligj per te ndalur perfundimisht masakren ndaj kafsheve”

Reagimi i Luan Rames 

Akt makabër, i shëmtuar deri në neveri, parathënie e një krimineli që po vjen! Duke u solidarizuar me shqetësimin tënd qytetar, më ke në krah për projektligjin për mbrojtjen e kafshëve!

rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura