Parlamenti në skaner/ Kush janë 4 shamataxhinjtë më të mëdhenj të Kuvendit…

Aug 23, 2018 | 22:12
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama, kryeopozitari Basha, ish-kryeministri Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla janë deputetët që përdorin më shumë retorikë agresive në parlament, sipas një raporti të Institutit të Studimeve Politike.

raporti isp

ISP publikoi sot raportin ku shpalos gjetjet dhe rekomandimet lidhur me monitorimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe të aktivitetit parlamentar për periudhën Janar-Korrik 2018.

“Burimi kryesor i retorikës agresive në parlament vijojnë të jenë kryetarët e partive politike dhe politikanët kryesorë në grupeve parlamentare. Në krye të listës me numër të njëjtë rastesh të retorikës agresive e fyese janë Balla, Basha, Rama e Berisha. Deputetët më aktivë për problematikat e zonave elektorale janë deputetët e prurjeve të reja të vitit 2017”, evidenton ISP.

Asnjë prej ligjeve të miratuara gjatë 2018 nuk përbën bazën për një reformë sektoriale, është një tjetër gjetje e raportit.

*Gjetjet dhe rekomandimet kryesore 

*Raporti i plotë

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura