Parlamenti miraton me konsensus të plotë reformën në drejtësi

Jul 22, 2016 | 12:01
SHPËRNDAJE

Drafti final i Reformës në Drejtësi ka marrë 140 vota pro, duke kaluar në konsensus të plotë. Të pranishmë në sallën e Kuvendit gjatë procit të votimit ishin kreu i PD-së, Lulzim Basha, ambasadori amerikan, Donald Lu dhe kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.

Ora 00:47 Parlamenti ka miratuar me votë unanime reformën në drejtësi. Të 140 deputetët kanë dhënë votën e tyre pro kësaj reforme, e cila diskutohet prej më shumë se një vit e gjysëm.

Ora 00:37 Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë miratuar me 139 vota pro në parim draftin e reformës në drejtësi.

Ndonëse, reforma është miratuar me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës, gjatë miratimit nen për nen ka pasur disa deputetët që nuk kanë votuar për nene të caktuara.

Konsensusi mazhorancë-opozitë u arrit vetëm në ditët e fundit para kalimit për votim dhe u desh dhe ndërhyrja e Komisionerit për Zgjerim. Johannes Hahn për këtë qëllim.

SEANCE PARLAMENTARE PER REFORMEN ZGJEDHORE - Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet Reforma ne Drejtesi./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION FOR THE JUDICIAL REFORM - Parliament Speaker Ilir Meta speaks during a parliamentary session, which is expected to be voted on judicial reforms.

Ora 00:24 Kryeministri, Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se shqiptarët nuk e besonin se reforma në drejtësi do të kalonte me konsensus. “I siguroj të gjithë shqiptarë se prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar do t’i fshijë nga sistemi i drejtësisë skema e vetingut”, deklaroi Rama.

Ndërkohë që Rama mori fjalën, kreu i Kuvendit Ilir Meta pak minuta më parë ia la drejtimin e seancën zv.kryetares, Valentina Leskajt.

Ora 00:13 Zv.kryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, Oert Bylykbashi ka deklaruar se është meritë e opozitës që sot vjen në Parlament për miratim është më i mirë se drafti i propozuar nga qeveria në shtatorin e kaluar.

“Të kishte qenë për këtë mazhorancë ne do të ishim duke miratuar dratfin e shtatorit të kaluar. Por ishte për këtë opozitë, bindjen e saj. Pa kontributin e Komisionit të Venecias, ky draft kushtetuese që kemi ne sot përpara do të ishte shumë herë më i keq. Do të doja që t’i dedikoj falënderim të veçantë partnerëve ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar në këtë rrugëtim të gjatë. Pa të ky draft do të ishte më i keq”, u shpreh Bylykbashi.

Ora 23:46 Fatmir Mediu: “Pas këtyre ndryshimeve kushtetuese, të shohim me vëmendje të miratojmë ligje sa më të thjeshta dhe që implementohen në interes të qytetarëve dhe jo interesave politike”.

Ora 23:34 Rama nxjerr foton e draftit kushtetues: Live nga Kuvendi, shkruan ai.

rama drafti

Ora 22:27 Nis seanca plenare. Fatmir Xhafa: Sot është një ditë e veçantë në historinë e parlamentarizmit në këto 26 vite të brishta të demokracisë tonë.

ambasadoret ne Kuvend
ambasadoret ne Kuvend
Basha ne Kuvend
Basha ne Kuvend

Ora 22:58 Lulzim Basha mbërrin në Kuvend: Fitore e gjithë shqiptarëve.

Ora 22:55 Drafti i ndryshimeve kushtetuese ka marrë votën unanime të komisionit për reformën. Tani ai pritet të shkojë në Parlament.

drafti i votuar me unanimitet ne komisionin e reformes
drafti i votuar me unanimitet ne komisionin e reformes

Ora 22:48 PD duket se ka pretendime për zbardhjen e draftit kushtetues, raporton “Neës24”. Thuhet se PD ka gjetur ndryshime në draftin e zbardhur, ndryshe nga sa ishte dakortësuar.

Ora 22:30 Ka një reagim zyrtar nga PD në orët e mbrëmjes së sotme lidhur me atë çfarë po ndodh brenda kryesisë së Kuvendit. Deputetët demokratë anëtarë të komisionit parlamentar të reformës, po lexojnë dhe shqyrtojnë draftin se në këto momente i është servirur i përfunduar. Ata shprehen se s’mund të votojnë nëse marrëveshja politike e arritur s’është reflektuar në cdo nen të draftit kushtetues. Më pas do shkojnë në mbledhjen e komisionit të posacëm.

Ora 22:22 Në seancën plenare do të jetë i pranishëm edhe kreu i PD, Basha.

Ora 22:10 Nga momenti ne moment pritet te nise punen Parlamenti, ku gjate kesaj seanse do te kaloje per miratim drafti i reformes ne drejtesi. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka kap caste qe ka mberritur ne salle. Te pranishem jane dhe ambasadoret Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Ora 22:05 Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka shtyre konferencen e lajmeruar per mediat duke bere te ditur se do t’i pergjigjet interesit te gazetareve pas seances parlamentare ku pritet te miratohet drafti i reformes ne drejtesi.

Ora 21:10 Burimet e Panorama thonë se nuk ka nisur seanca sepse ka pasur vonesa në zbardhjen e ndryshimeve kushtetuese. Teksa drafti po shumëfishohet që t’u shpërndahet të gjithë deputetëve.

Ora 21:06 Përfaqësues të trupit diplomatik mbërrijnë në Kuvend.

Ora 21:04 Ka përfunduar mbledhja e grupit të PS-së e cila u mbajt në ambientet e Kuvendit. Mësohet se Rama ka kërkuar votë unanime, “që të mos ketë asnjë surprizë”.

Ora 21:00 Teksa u lajmërua se në orën 21:00 do mblidhej Parlamenti për të votuar reformën në drejtësi, ende nuk ka shenja për nisjen e tij.

Ora 20:00 Grupi parlamentar i PS mblidhet në ambientet e Kuvendit.

Ora 18:55 Astrit Patozi: Nuk ka nevojë për triumfalizëm në këtë çast. Kemi bërë atë që duhet ta kishim bërë kohë më parë.

Ora 18:50 Dalin nga Kryesia e Kuvendit ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, pas orë negociatash me politikën shqiptare.

Ora 18:45 PD duket se ka pranuar propozimin e ri të ambasadorëve për reformën në drejtësi. Tani pritet të mblidhet Komisioni Parlamentar i reformës.. Pas komisionit Ad Hoc, drafti do kalojë në seancë për miratim.

Ora 18:38 Arrihet marrëveshja, ja njoftimi që ka bërë Kreu i Kuvendit, Ilir Meta:

“Falenderoj Kryeministrin z. Rama, Kryetarin e PD-së z. Lulzim Basha dhe ambasadorët z. Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin. Marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi. Tashmë të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvend”, theksohet në mesazhin e tij.

rama bylykbashi ne kuvend

Ora 17:43 Kryeministri Rama i shoqëruar nga deputeti Eduard Shalsi ka mbërritur në sallën e Parlamentit.

Ora 17:10 Rreth 50 minuta ka qenë takimi i Bashës me Metën dhe ambasadorët në Kryesinë e Kuvendit. Pas daljes, ka qenë i qeshur dhe pyetjeve të gazetarëve i është  përgjigjur thjesht, shkurt dhe vetëm me një gjë: Jemi ne negociata.

Ora 16:18 Kreu i PD Lulzim Basha dhe Oerd Bylykbashki kanë hyrë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Mësohet se ata do kenë takim me Metën dhe dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin.

Ora 15:30 Burimet e “Panorama.al” thonë se deputetët e PD-së nuk do të kthehen në Parlament për të votuar reformën në drejtësi derisa të arrihet një marrëveshje e re.

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar. Mësohet se deputeti Selami brenda grupit ka kërkuar të votohet reforma sot ndryshe “fatura do rëndojë mbi PD”.

Ora 15:10 Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Burimet thonë se është ende në fazat e negociatave situata, teksa nuk ka ende një dakordësi për miratimin e reformës në drejtësi.

Ora 14:50

Ne kryesine e Kuvendit ka nisur nje takim mes Lu e Vlahutin me kryetarin e komisionit te posacem parlamentar, Fatmir Xhafaj.

Ora 14:25

Ambasadoret Lu e Vlahutin jane ne pritje te nje pergjigje nga kryeministri Rama lidhur me propozimin e ri qe kane bere per KLP-ne dhe KLGJ-ne.

Ora 14:15

Burimet bëjnë të ditur se dy ambasadorët e pranishëm në takim kanë propozuar një variant të ri për të zgjidhur ngërçin, i cili duket se është pranuar nga demokratët. Propozimi prek dy institucionet e reja qe do te krijohen Keshilli i Larte i Prokurorise dhe Keshilli i Larte Gjyqesor.

Ora 13:40

Basha ka paralajmeruar nje mbledhje te grupit parlamentar ne oren 14:30.

Ora 13:35

Nderkohe qe Basha eshte larguar nga Kryesia e Kuvendit, po vijon takimi i Ilir Metes me dy ambasadoret Donald Lu e Romana Vlahutin.

Ora 13:30

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha le zyren e Ilir Metes pas rreth 100 minutash takim. Basha nuk pranoi te fliste per mediat.

Ora 13:20

Prej 90 minutash kreu i PD-se, Lulzim Basha i shoqeruar edhe nga Oerd Bylykbashi vijon takimin ne zyren e Kuvendit me Ilir Meten. Te pranishem jane gjithashtu edhe dy ambasadoret Lu e Vlahutin.

Ora 13:00 

Kryeministri Rama ka qenë ndër të fundit që ka lënë Kuvendin, pas mbylljes së seancës plenare. Ai ka qenë me deputetin Shalsi, të cilit i ka hedhur dorën në qafë, ndërkohë që nuk ka deklaruar asnjë fjalë, edhe pas këmbënguljes së medias për një prononcim.

Ora 12:45

Kuvendi ka njoftuar mbylljen e seances, në pritje të një konsensusi mes palëve për reformën në Drejtësi. Pas kësaj, deputetë dhe ministra kanë lënë sallën dhe kanë dalë, duke njoftuar se mbeten në pritje të asaj çfarë do të prodhojë takimi që mbahet ndërkohë në zyrën e Metës, në Kryesi.

Ora 11:58

Rama duke biseduar me Rucin
Rama duke biseduar me Rucin

Kreu i qeverisë, Edi Rama eshte ulur krah deputetit socialist Pandeli Majko me të cilin po bisedonte, e më pas u pa pranë kreut të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi.

Ora 11: 55

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend ku po takohet me deputetët e grupit parlamentar demokrat. Pak momente më pas, ata të dy së bashku u larguan.

Ora 11:45basha-bylykbashi

Kreu i PD-së Basha, shoqëruar nga negociatori demokrat për Reformën, Bylykbashi, kanë hyrë në Kryesinë e Kuvendit, ku më parë janë mbledhur te Meta, edhe ambasadorët Lu e Vlahutin.

Ora 11:42

Meta është nisur drejt zyrës së tij në kryesinë e Kuvendit dhe menjëherë pas tij kanë mbërritur ambasadorët Lu e Vlahutin.

Ora 11:40

Pas fjalimit të Ilir Metës i cili ka bërë thirrje për konsensus dhe jo votim përmes shantazhit, Parlamenti ka marrë disa minuta pushim.

Ora 11:20

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu është drejtuar në seancë dhe ka deklaruar se do të votojë pro reformës. Pas saj kanë ardhur edhe shumica e deputetëve demokratë.

Ora 10:15

Konferenca e Kryetareve ne Kuvend ka mbyllur punimet edhe në pjesën me dyer te mbyllura ku u diskutua se si do te vijohet me seancen parlamentare per shkak se ende nuk ka nje marreveshje per kater institucionet e reja qe krijohen. Sipas PD-se dhe LSI-se seanca nuk mund te vazhdoje pa u arritur me pare marreveshja ne komisionin e posaçem. Pas kerkeses se PD-se dhe LSI-se u ra dakord te rinisin negociatat dhe per te integruar letren e Komisionerit per Zgjerimin, Johannes Hahn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura