“Parlamenti i mbushur me hajna”- Basha: Kemi në krah gardianët e demokracisë, SHBA-të! Duhet garantuar vota nëpërmjet tre reformave

Jan 20, 2022 | 16:13
SHPËRNDAJE

lulzim asha2
Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij me demokratët e Kurbinit është shprehur se PD ka në krah gardianët e demokracisë, që janë SHBA-të. Basha ka theksuar se vendi ka nevojë  urgjente për një reformë zgjedhore, territoriale dhe vetingun e politikanëve si mjete për sigurimin e votës së lirë.

“Pasi e ka varfëruar Shqipërinë si askush, pasi e ka vjedhur si askush, pasi ka ngritur në fron llumin e shoqërisë dhe ka nxjerrë jashtë institucionet e duke mbushur parlamentin me hajnat, teksa policia tërheq zvarrë gratë e moshuara që mbrojnë shtëpitë e tyre. Në Shqipëri vjedhjet shkatërrohen për shkak të lidhjes së Edi Ramës me baronët e drogës.

Është përpjekja e fundit e një regjimi, por një regjimi në koma. E për fat të keq ndërkohë që e gjithë energjia e vëmendja jonë duhej të përqendrohej për t’i dhënën një grusht regjimit e rikthyer demokracinë, në betejën opozitare jo për të njohur rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk pranohet por për të sjellë ndryshimin.

Vota duhet garantuar përmes një reforme të thellë zgjedhore, territorial, vetingut të politikanëve. Duke filluar nga unë i pari. Jo thonë 3 të tjerët. Nesër do thonë edhe peshkatarët, zdrukthëtarët, vetëm politikanët jo. Pse?

Sepse kanë shumë për të fshehur. E pra, nuk ka qenë rrugëtim i lehtë. Nuk e shembën dot diktaturën me goditjen e parë. Patëm krah gardianin e demokracisë, SHBA-të. E dimë të gjithë shqiptarët që sa herë ndodhemi në tiraninë e korrupsionit e krimit të organizuar 2 kushte duhet që ta përmbushim këtë: Të qëndrojmë krah njëri-tjetrit dhe mos ta humbasim busullën tonë të Partisë Demokratike, proamerikanë e europiane”- përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura