Parlamenti i Kanadasë miraton 53 miliardë euro për të ndihmuar banorët nga ndikimet ekonomike prej koronavirusit

| 17:15
SHPËRNDAJE

kryeministri kanadasseParlamenti i Kanadasë kaloi me sukses 82 miliardë dollarë kanadezë (rreth 53 miliardë euro) në fonde për banorët e prekur nga ndikimet ekonomike të koronavirusit të mërkurën.

Parlamenti ishte mbyllur 12 ditë më parë por u mblodh për seancën emergjente e cila u zhvillua deri në orët e para të mëngjesin, sipas orës lokale, ndërsa ligjvënësit e opozitës nisën të debatonin se sa fuqi duhej t’i jepnin liberalëve qeverisës të Justin Trudeau. Parlamentarët fillimisht kishin rënë dakord me një propozim të liberalëve që do t’i jepte partisë fuqinë për të taksuar dhe shpenzuar – pa miratimin parlamentar – deri në fund të vitit 2021.

Trudeau kishte mbrojtur projekt-legjislacionin që e çoi në votim, duke u thënë gazetarëve se pandemia kërkonte “fleksibilitet ekstrem” nga qeveria për të adresuar me lehtësi një virus që vazhdon të përhapet shpejt në të gjithë vendin.

Ligji i miratuar me sukses sidoqoftë i jep ministrit të financave Bill Morneau kompetenca të gjera për të shpenzuar para në ndjekjen e një “ngjarjeje të shëndetit publik të shqetësimit kombëtar”, përfshirë prokurimin e furnizimeve mjekësore dhe financimin e programeve të shëndetit publik. Por kompetencat speciale për qeverinë mbarojnë pas gjashtë muajsh.

Projektligji momentalisht po diskutohet për të marrë miratimin e Senatit, të ndjekur nga pëlqimi mbretëror, që parashikohet të merren pa probleme.

Kanadaja ka aktualisht 2,892 raste të konfirmuar me koronavirus dhe 28 të vdekur.

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.