Parlamenti grek miraton paketën e shpëtimit, Cipras: Prioritet rezultatet në negociata

Jul 11, 2015 | 10:01
SHPËRNDAJE

Parlamenti grek miratoi të premten paketën e reformave të propozuar nga qeveria Cipras. Paketë që do t’u dërgohet kreditorëve për vazhdimin e negociatave per ndihme. 

Cipras

“Mbështetja e deputetëve me dha  një mandat të fortë për të përfunduar negociatat dhe për të arritur një marrëveshje të drejtë shoqërore dhe ekonomikisht të qëndrueshme”- tha Cipras, ne nje deklarate te bere mbreme vone. 

Sipas tij, tani prioritet tani është që të ketë një rezultat pozitiv për negociatat. 

Përpara votimit, Kryeministri grek u tha parlamentarëve se ata kishin një “detyrë kombëtare për të mbajtur gjallë popullin e tyre. Ne do të kemi sukses, jo vetëm për të qëndruar në Evropë, por për të jetuar si të barabartë me kolegët tanë, me dinjitet dhe krenari”, tha ai.

Në kuvendin grek 251 deputetë votuan “pro”, 32 votuan “kundër”, ndërsa 8 të tjerë abstenuan. Ndërkohë, 9 deputete të tjerë, përfshirë ish-ministrin e Financave, Yanis Varoufakis, mungonin në sallë.

Ndërsa mes anëtarëve të partisë Syriza që abstenuan ishte edhe kryetari i Kuvendit, Zoe Constantopoulou dhe ministri i Energjitikës, Panajotis Lafazanis.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura