Parlamenti e shkarkoi/ Kreu i Shtetit publikon videon. Ja mesazhi që jep dhe kënga që përshëndet

Jun 9, 2021 | 22:07
SHPËRNDAJE

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta sot (9 qershor) me  104 vota u shkarkua nga posti i Kreut të Shtetit, vendim i cili do t’i kalojë edhe Gjykatës Kushtetuese.

meta votimi

Por ndërkohë që Parlamenti diskutonte shkarkimin e tij, në ambientet e Presidencës u zhvillua një aktivitet me ansamblin e Dibrës.

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta e mbyll pikërisht me “Hymnin e Djelmnis Dibrane”, ku fton te gjithe te shijojnë kengen e bukur.

“Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm”, shkruan Meta.

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, mazhoranca votoi shkarkimin e Ilir Metes  nga funksioni i Presidentit të Republikës.

Për herë të parë në 30 vite pluralizëm Parlamenti shprehet me votë për shkarkimin e një presidenti në Shqipëri. Tashmë çështja pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vihet në dijeni për votimin brenda 5 ditëve nga ana e Kuvendit. Kushtetuesja do të japë edhe verdiktin final lidhur me vendimin në fjalë.

Reagimi i Presidentit Meta

Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur!

Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm.

Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar.

Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur! ??

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura