Parku i Liqenit, Bashkia e Tiranës: Veliaj nis betonizimin pa u ulur ende në karrigen e kryebashkiakut

Jul 6, 2015 | 16:13
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka reaguar për projektin që Ministria e Zhvillimit Urban ka shpallur për sheshin “Nënë Tereza” dhe Parkun e Liqenit.

Enno Bozdo

Përmes nënkryetarit, Enno Bozdos, Bashkia e Tiranës ka akuzuar kryebashkikun e ri, Erion Veliajn se po nis betonizimin e Liqenit Artificial ende pa marrë detyrën.

“Ende pa u ulur në karrigen e kryebashkiakut, Rama dhe Veliaj tashmë kanë marrë vendimin për të betonizuar hyrjen e parkut të liqenit artificial në Tiranë si dhe për të shkatërruar sheshin “Nënë Tereza”, monument kulture.

Pasi bllokoi për dy vjet projektet e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama hodhi në fushatë miliona euro me burime të padeklaruara vetëm për të shtënë në dorë Bashkinë e Tiranës dhe sot çdokush e ka të qartë përse.

Për të vazhduar betonizimin e saj, aty ku e la. Me një konkurs fallco, Edi Rama prezantoi sot projektin e tij të betonizimit pa kthim të hyrjes së parkut të liqenit dhe sheshit “Nënë Tereza”.

Të gjithë e mbajnë mend se si në kulmin e fushatës elektorale, Veliaj, premtoi se nuk do të lejonte asnjë ndërtim të ri komercial në Tiranë, se do të zgjeronte kufijtë e parkut të liqenit dhe se do të mbronte dhe promovonte trashëgiminë kulturore të Tiranës”, tha Bozdo. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura