Parkim i gabuar apo xhirim gomash, 1149 ankesa për shkelje të qarkullimit rrugorë, policia masa ndaj shoferëve

Oct 22, 2019 | 16:36
SHPËRNDAJE

1149 ankesa për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugorë, janë regjistruar gjatë ditëve të fundit në adresë të komisariatit Dixhita.

Sipas policisë, ankesat kanë qenë kryesisht për parkime të gabuara, qarkullim në korsitë e shërbimit publik dhe për biçikleta, shkelje të semaforit, xhirime gomash e veprime të tjera të rrezikshme në qendrat e banuara.

polica

Si pasojë, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vendosur 1 346 masa administrative, ku 123 prej tyre me sanksion plotësues i janë përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm Organeve Administrative Shtetërore, në territorin e të cilave janë konstatuar shkeljet respektive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura