Paratiçi kishte marrëveshje me Zenitin, ja dështoi transferimi i mbrojtësit juventin në Rusi

Sep 6, 2019 | 19:05
SHPËRNDAJE

Daniele Rugani, qendërmbrojtësi i Juventusit ishte një hap pranë Zenitit në Rusi. Italiani vitet e fundit nuk i ka përmbushur pritshmëritë te bardhezinjtë dhe Paratiçi ishte gati ta shiste lojtarin.

Rugani.Juve.2018.19.concentrato.1080x648

Siç raporton “Sport Mediaset”, Zeniti dhe Juvja kishin gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre dhe ishte shumë pranë kalimi  i Ruganit në Rusi.

Por, dëmtimi i Kielinit në minutën e fundit ka prishur çdo marrëveshje mes palëve. Ishte Paratiçi ai që bllokoi kalimin e mbrojtësit, pasi mori mesazhin nga Sarri, i cili nuk donte në skuadër gjermanin Zherom Boateng.

Tashmë mundësitë për Ruganin do të jenë më të shumta për të pasur më shumë minuta në fushën e blertë.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura