“Paratë shkojnë për inceneratorët”- Ilir Meta i prerë: Do rrëzojmë regjimin! Rama i korruptuar dhe i dështuar, e ka mbyllur kapitullin

Aug 5, 2022 | 20:23
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i vendosur se aksioni i tij do të rrëzojë regjimin e korruptuar të Edi Ramës. Sipas ish-presidentit Meta, kjo qeveri vjedh paratë e shqiptarëve duke ia çuar inceneratorëve.

ilir metaMeta u shpreh i vendosur për të rrëzuar regjimin e Rames: “Kam vetëm një siguri për të gjithë, që lidershipi i Ilir Metës është i vendosur në rrëzimin e këtij regjimi shantazhues, vrasës dhe vjedhës i paparë i qytetarëve dhe i implikuar në aferë të rënda”.

“Partia e Lirisë është një parti tani e kudondodhur në të gjithë vendin, në krye të aksioneve politike dhe e vendosur ballëpërballë me këtë regjim, të hajdutokracisë që është instaluar në çdo nivel, të qeverisjes qendrore, vendore. Korrupsioni është armiku më i madh i lirisë. Lufta kundër korrupsionit do na ndihmojë të luftojmë edhe varfërinë sepse është gjithë ky korrupsion i madh që ka sjellë këtë polarizim kaq të madh në shoqërinë tonë, vendi me rrogat më të ulëta në rajon, me pensionet më të ulëta në rajon, kur para 8-10 vjetësh ishte një situatë krejt ndryshe. Sepse të gjitha lekët shkojnë për inceneratorë që vidhen edhe paguhen ata që janë në kërkim, të cilët janë pronarë formalë, sepse realët janë ata që vazhdojnë pagesat dhe kanë gjithë mundësinë për ta ndërprerë këtë shpërdorim kriminal të fondeve të buxheteve të shtetit, paratë shkojnë për t’i bërë nga 10-fish ato rrugët, për t’i bërë të florinjta, jo të asfalta, shkojnë kudo për të vjedhur për të shpërdoruar”, tha ndër të tjera Meta për MCN.

Sipas tij, Rama e ka mbyllur kapitullin e tij si një kryeministër i dështuar dhe i korruptuar.

“Rama e ka mbyllur kapitullin e tij, është më i dështuari në historinë e tij është më i korruptuari. Është dhunuesi kryesor i procesit të integrimit për shkak të përkrahjes që i dha kanalizimit, forcimit të grupeve kriminale për shkak të dëmeve që i bëri demokracisë në vend”, theksoi ish-Presidenti.

© Panorama.al

Te lidhura