“Paratë e fshehura nga politikanët janë si dashnoret, zbulohen një ditë!”, analisti paralajmëron për një listë nga SHBA

Oct 31, 2019 | 23:35
SHPËRNDAJE

“Paratë nuk fshihen, paratë janë si dashnoret!”. Kështu mendon analisti Lorenc Vangjeli, sa i përket akuzave të hedhura nga opozita për disa biznesmenë që i akuzon si oligarkë.

ahmetaj-770x433

Veç batutës, analisti po ashtu foli dhe për një listë, por e ndërtuar nga amerikanët.

Lorenc Vangjeli: Unë kam një lajm shumë të mirë për shqiptarët dhe një lajm shumë të keq për mëkatarët. Bota është bërë shumë e vogël dhe është bërë më e vështirë të fshihen paratë. 10 vite më parë Greqia u trondit nga lista e quajtur lista “Langard”. Kam përshtypjen se shumë shpejt do kemi një listë tjetër. Lista do të bëhet publik shumë shpejt dhe do të ketë personazhe të njohur në Shqipëri. Është paralajmëruar nga SHBA, disa personave non grata, që do të shkojnë në 14 veta të cilët në të gjithë botën janë 100. Një në 7 janë shqiptarë. Paratë nuk i çojnë në Lindje as në Rusi, i çojnë në Perëndim dhe çelësat e perëndimit i kanë SHBA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura