Parashikoi 600 raste në ditë me të infektuar, Skënder Brataj i përgjigjet ekspertit të Shëndetit Publik, shpjegon si përzgjidhen njerëzit që testohen për Covid-19

| 15:58
SHPËRNDAJE
 

brataj dasho

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj ka replikuar përmes rrjeteve sociale me ekspertin e Shëndetit Publik, Erion Dasho.

Ky i fundit, në një postim në Facebook, duke iu referuar rritjes rekord të shifrave të të infektuarve në Shqipëri, tha se kjo nuk është pasqyra reale e epidemisë.

Mjeku parashikon se mund të arrihet që vendi të përballet me rreth 600 raste të reja në ditë. Kjo do e çonte në limitet e asaj çka mund të përballojë, sistemin shëndetësor.

Sipas Dashos, “SITUATA LIDHUR ME COVID NUK ËSHTË OPTIMISTE, POR ME MASA TË SHPEJTA DHE TË FOKUSUARA MUND TË KORRIGJOHET.

VEÇSE ÇDO DITË QË KALON E BËN MË TË VËSHTIRË ZGJIDHJEN DHE VENDOS NË RREZIK SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE.

KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!“.

Me një shënim të gjatë, përtej ironive që Brataj ka në përgjigjen e tij për mjekun, ndër të tjera, kreu i Urgjencës Kombëtare tregon edhe si funksionin përzgjedhja e qytetarëve për të bërë tamponin.

“Në këtë periudhë njerzit kërkojnë tamponin kur kan ë shenja dhe simptoma, por nj ë pjes ë e madhe e k ërkojn ë për të hequr merakun se kanë qenë ose kanë dëgjuar që një i njohuri i tyre ka dal pozitiv. Nuk e vendos 127 kujt i bëhet tamponi, nuk vjen 127 të bëjë tamponin, ajo bën skedën e pacientëve që kanë shenja dhe simptoma dhe që mendohet se duhet tju bëhet tamponi, ashtu siç bën mjeku i familjes ose mjeku i urgjencës. Të tre ja referojnë epidemiologëve të cilët vendosin kujt do tja bëjnë tamponin”.

POSTIMI I PLOTE

I nderuar Dr. Erion Dasho
Shtrembërimi i komunikimit nuk i vlen askujt, sidomos kur flasim ne mjekët është akoma më keq, sidomos kur bëhet në këtë situatë kritike krijohet akoma më shumë konfuzion. Kur ju kam njohur në vitin 2014 ju ishit drejtor i telemjeksisë dhe me thënë të drejtën nuk e dija që ishit mjek. Pastaj mësova që ishit mjek, por prap nuk e dija që ishit epidemiolog, tani në periudhën kovidiane e zbulova! Meqënese keni filluar punë në televezione këto gjashtë muajt e fundit si kritik COVIDIAN, nuk e di si e bëni specialistin e epidemiologjis ë në Gjermani, kjo është puna juaj, por ndofta meqënëse në Gjermani shkojnë punët mirë besoj ju kan dërguar të mbikëqyrni Shqipërinë dhe mirë kanë bërë! Ajo që kam vënë re se objektivi juaj është komiteti i ekspertëve, t ë cil ët jan ë koleg ët tuaj! Deri tani nuk keni qënë asnjëher dakort me asnjë vendim të tij ose punën e kryer, për ju asnjë ekspert i këtij komiteti nuk meriton. Ju e keni filluar me mjeket dhe mjek ët ekspert ë t ë komitetit nj ë betej ë pa pik ë referimi dhe tani mbërritët tek unë, duke marë fraza që të interesojnë nga intervistat dhe duke bërë interpretimin që dëshiron, duke anashkaluar problemet e tjera, ato më të rëndësishmet. Ju jeni 24 orë në pritje të intervistave të çdo anëtari të komitetit (disa prej tyre kanë qenë profesorët tuaj), por tani si duket ju keni vërtetuar shprehjen popullore se “nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi”, ishallah qoftë e vërtetë! Ju çdo ditë jeni aty në pritje të një copëze komunikimi që mund të interpretohet në dy mënyra, asaj që thuhet realisht dhe asaj tuajës( kuptohet që është e vetmja e saktë)! Ose ndoshta lexoni vetëm titullin e lajmit pa hyrë në brendësi, normal mund të ndodh! Në daljen time nuk kam hequr asnjëher dobishmërinë e tamponit, kam konfirmuar dhe konfirmoj që ka një përqinje shumë të madhe fals negative tamponi, sidomos te asimptomatikët. Kam thënë që ideale për bërjen e tamponit është kur ke shenja dhe simptoma, jo të mos bëhet tamponi ose tamponi ësht ë i pa dobish ëm!

Në këtë periudhë njerzit kërkojnë tamponin kur kan ë shenja dhe simptoma, por nj ë pjes ë e madhe e k ërkojn ë për të hequr merakun se kanë qenë ose kanë dëgjuar që një i njohuri i tyre ka dal pozitiv. Nuk e vendos 127 kujt i bëhet tamponi, nuk vjen 127 të bëjë tamponin, ajo bën skedën e pacientëve që kanë shenja dhe simptoma dhe që mendohet se duhet tju bëhet tamponi, ashtu siç bën mjeku i familjes ose mjeku i urgjencës. Të tre ja referojnë epidemiologëve të cilët vendosin kujt do tja bëjnë tamponin.

Kritika është konstruktive kur kërkohet të përmirësohet puna, kur kërkohet të shpëtohen sa më shumë njerëz, kur kërkohet të informohen njerzit sa më shumë, sa m ë qart ë me k ëshilla.

Besoj se në këtë koment me titull me gërma të mëdha vetëm keni krijuar më shumë konfusion te qytetar ët.
Në fakt e keni bërë disa herë q ë nga fillimi i epidemis ë n ë Shqip ëri kur keni thënë se, nuk ka strategji, nuk ka protokolle, nuk ka trajnim!
I nderuar doktor të paktën dy nga këto tre akuza që ngrini ju, mendoj se duhet t’ja k ërkoni vetes tuaj!

Më rezulton se ju për llogari të OBSH në muajt e par ë t ë këtij viti, e cila ju ka paguar(besoj shumë mirë) keni bërë trajnimin e mjekëve të familjes online n ë baz ë t ë protokolleve!!! Ndërkohë dilni e thoni që nuk janë trajnuar mjekët dhe nuk kan ë protokolle.

Doktor kthjellohuni!!

Tani për tju sqaruar edhe njëher ju këshilloj të shikoni linkun e mëposhtëm që përputhet me çfar doja të përcillja në intervistën time. Mbas linkut ësht ë shpjeguar gjendja e Shqipërisë!

https://www.youtube.com/watch?v=qtL88aXciT4&feature=youtu.be

Në Shqipëri çfar ë po ndodh në këtë moment:

Janë bërë 28.883 teste(tampon) nga të cilat 3571 kanë dalë të infektuar me COVID-19
Bazuar të dhënave epidemiologjike të deri tanishme n ë gjithë botën le të shikojmë gjendjen n ë vendin ton ë për të kuptuar me qartë rrezikun e një FALS NEGATIVI!
13.07.2020 kemi:

Numri i të vdekurve = 95

Vdekshmëria= 2.66%

Totali i të infektuarve=3.571

3.571 përbën 70% të besueshmërisë së tamponit.

Fals Negativ(30% e numrit të infektuarve 3.571) është 1.125 persona me COVID-19 në tamponin e parë!

Fals Negativ(30% e 1.125) ësht ë 337 persona me COVID-19 në tamponin e dytë!

Mendoni 1.125 ose idealisht 337 persona të infektuar lëvizin të lirë, të bindur që nuk janë të infektuar me COVID-19?

Pra, ajo që dua të them është që tamponi sot ësht ë metoda e vetm ë diagnostikuese por me p ërqindjet e gabimit t ë sip ërp ërmendur, nuk na jep sigurinë e kontrollit t ë p ërhapjes të infeksionit dhe nuk ndryshon as prognozën dhe as rezulatin final të sëmundjes!

Ajo që kam thënë, them dhe do të vazhdoj ta them është:

Nësë ke shenja dhe simptoma

Nëse ke një familjar të konfirmuar me COVID-19

Nëse ke pasur kontakt me persona të infektuar dhe nuk ke shenja dhe simptoma

N ëse e kuptove rrezikun e shp ërndarjes s ë virusit edhe pas tamponit fals negativ

KONSIDEROJE VETEN TË INFEKTUAR DHE SILLU SI I TILLË!
UNË DO VAZHDOJ T’JU LUTEM SI QYTETAR, SI EKSPERT DHE MBI T Ë GJITHA SI MJEK, MOS SHKAKTONI MË KONFUZION!!
Koronavirusi ekziston
Koronavirusi infekton
Koronavirusi sëmur
Koronavirusi mer jetë
JU LUTEM
1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
5.Mos shkakto konfuzion

P.S. Dr.Erioni siç e shikoni thëniet tuaja dhe ironia e përdorur dëmtojnë shëndetin e qytetarëve shqiptarë, duke pas parasysh që jeni epidemiolog dhe këto marzhe gabimi i dini shumë mirë, ashtu siç dini dëmin që sjell konfuzioni i shkaktuar nga statusi juaj.

Erion Dasho ….. doktor, i ke ndjekur ne televizion deklaratat si te personave politike dhe te atyre teknike apo je duke shijuar javet e para te pensionit ??!!
1. Para disa ditesh ishte ministrja ajo qe hodhi dyshime mbi vleren e testeve.
2. Dje ishte nje antar i komitetit qe beri te njejten gje.
Te dy prononcimet jane ne YouTube dhe mund t’i verifikosh.
kur të pjell me virusë të pasjellshëm, të pjell…
do t’a ketë bërë Mehmeti me kokën e vet…
Me zbulimin se testet për COVID nuk vlejnë, komiteti shqiptar mund të iluminojë mbarë botën…

LEXO EDHE

“Situata nuk është optimiste”, eksperti i shëndetit publik: Mund të arrijmë në 600 raste në ditë me të infektuar, spitalet atëherë…

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.