Parashikimi i tmerrshëm i ekspertëve në provincën më të madhe të Kanadasë: Nëse s’merren masa të rrepta, pritet të vdesin…

Apr 4, 2020 | 9:53
SHPËRNDAJE

Provinca më e madhe në Kanada ka bërë parashikimet e saj “të tmerrshme” mbi ndikimin e koronavirusit. Ontario, e cila ka një popullsi prej rreth 15 milion banorësh, ose rreth 42% të popullsisë së Kanadasë, thotë se nga 3,000 deri në 15,000 njerëz mund të vdesin deri në fund të pandemisë nëse nuk zbatohen masa të rrepta, raporton BBC.

parks

Ekspertët shëndetësorë vlerësuan se 1.600 njerëz do të vdesin deri në fund të prillit.

Për krahasim, rreth 1.300 njerëz vdesin çdo vit nga gripi i zakonshëm.

Krahina ka mbyllur të gjitha shkollat, restorantet, baret dhe bizneset dhe shërbimet jo thelbësore. Grumbullimet mbi pesë persona janë të ndaluara.

Nëse këto masa nuk do të ishin miratuar, Covid-19 mund të kishte vrarë 100,000 persona, thanë ekspertët.

Deri tani janë shënuar rreth 3,255 raste të infektuarisht dhe 67 vdekje në Ontario, dhe 11,747 raste pozitive dhe 152 vdekje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të qeverisë federale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura