Parashikimi i studiuesit italian: Lufta e Tretë Botërore është afër, SHBA-të po bien

Nov 30, 2015 | 7:22
SHPËRNDAJE

Sipas studiuesit Luigi Bonanante, ISIS nuk është një tregues i çrregullimit në rritje ndërkombëtar, duke pasur parasysh rënien e SHBA-ve, kriza financiare, shpërthimit të BE-së, rritjen e Kinës dhe Rusisë, që nuk heqin dorë për t’u bërë një fuqi rajonale.

Sipas tij, Lufta e Tretë Botërore është afër dhe kjo dëshmohet nga arsyet që dhamë më lart. 

issi-guerrras

Lufta e Tretë Botërore? Në vitin 2030

Nga Luigi Bonanante

Të gjithë e shohin ISIS si armikun e madh të njerëzimit. Por me siguri nuk është rreziku më i madh.

Sot SHBA-të janë në një fazë rënieje, ndërsa Kina po ngrihet. Dhe Rusia nuk heq dorë nga të qenit një fuqi rajonale. Një situatë tejet e paqëndrueshme.

Sot Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më pak në qendër. Obama ndoshta është interpretuesi i kësaj rënieje. Nuk arrin ta qeverisë botën.

Nuk kemi më një rend ndërkombëtar solid. Pak nga pak kemi hyrë në një fazë anarkie në rritje. Nuk ka më asnjë pikë fikse, ka vetëm një shpërbërje të vazhdueshme.

Një degjenerim që shumë studiues mendojnë se në vitet ‘30 të këtij shekulli do të jetë edhe lufta e tretë botërore.

Jo një luftë lokale, ose e lidhur me një interes të veçantë – shih Vietnam apo Irakun – por një luftë që rikthen ekuilibrin e pushtetit, si lufta franko-prusiane e vitit 1870 ose si lufta e parë apo e dytë botërore.

ISIS është një nga shumë treguesit e shkatërrimit të botës sonë.

*Bonanate ka zhvilluar “teorinë e luftës formuese” sipas së cilës rreth çdo 70 vjet një luftë i ripërcakton ekuilibrat. Ai është një profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Luigi Bonanante
Luigi Bonanante

Përkthyer nga ‘LaPresse’

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura