Parashikimi i Soros: Rusia falimenton brenda vitit 2017

Feb 12, 2016 | 19:17
SHPËRNDAJE

Miliarderi amerikan, Xhorxh Soros parashikon se Rusia nën regjimin e Vladimir Putinit do të falimentojë në vitin 2017. Në një shkrim të publikuar këtë të mërkurë, Soros thotë se, problemet ekonomike të vendit do të gërryejnë dhe pëlqimin për Putinin.

George_Soros_predict-putin-bancrupt

Në shkrimin e publikuar në faqen “Project Syndicate”, Soros shkruan” Sanksionet e Perëndimit, shoqëruar me uljen e madhe të çmimit të naftës, do të detyrojë regjimin që të dështojë”.

Programet e sigurisë sociale në Rusisë nuk kanë më para dhe deficiti i buxhetit kombëtare mbetet në nivelin 7% të GDP-së. Pavarësisht se deficiti do të çohet në 3%, inflacioni mund të dalë jashtë kontrollit.

“Këto zhvillime do të kenë ndikim negativ në standardet e jetesës dhe opinionin elektoral para zgjedhjeve parlamentar në vjeshtë”, thotë Soros. Muajt e fundit në Rusi kanë nisur demonstratat për rënien e standardeve të jetesës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura