Parashikimi i motit për këtë fundjavë, priten reshje shiu dhe vranësira

Mar 31, 2023 | 15:17
SHPËRNDAJE

Moti për fundjavë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

moti-9-1

Ditën e nesërme priten vranësira dhe intervale të shkurtra me diell, si dhe do të ketë prezencë të reshjeve të shiut që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Për ditën e dielë moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2-3 ballë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura