Parashikimi i Ministrisë së Financave/ Përparim Spahiu: Për këtë lloj konsumi dhe rritje ekonomike jeni vërtet mjeshtra

Aug 4, 2020 | 17:16
SHPËRNDAJE

Duke marrë shkasë nga një vlerësim i Ministrisë së Financave për rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thekson se pas një krize të tillë është normale që të ketë rritje ekonomike.

perparim Spahiu

Sipas tij, premtimi i Ministrisë së Financave për të rritur investimet publike  kur borxhi është rritur sipas tij mbi 80% dhe kur insetimet konkrete janë fokusuar tek PPP-të, “me kosto të tmerrshme është e pamundur e nuk të beson më njeri”.

Postimi i plotë:

Pas ngadalësimit të ekonomisë Ministrja e Financave e sheh rritjen ekonomike vitin që vjen në 5.9% dhe për tre vitet e ardhshme në 4.9%.

Optimizmin kreu i Financave e mbështetet tek rritja e konsumit nga investimet publike.

Pas një krize të tillë është normale që të ketë rritje ekonomike por një qeveri e përgjegjshme duhet patjeter ta shohë rritje dyshifrore.

Të thuash që do te rrisësh investimet publike kur të ka mbuluar borxhi me mbi 80%, të thuash që do të kesh investime publike kur në tetë vite të gjitha investimet direkte i ke fokusuar në kontrata afatgjata PPP-sh me kosto të tmerrshme është e pamundur e nuk të beson më njeri.

Modeli i investimit publik kur jep me konçension Milot – Fier që qytetarët e tu të paguajne 20 euro është vertet model rritje konsumi, por jo që ky konsum të përkthehet në rritje ekonomike por të çojë para në xhepa hajdutësh.

Modeli i tarifës në Rrugën e Kombit është vërtet model rritje konsumi pasi qytetarët paguajnë dy herë për të njëtën gjë, blejnë naftën më të shtrenjtë si taksë rruge, paguajnë edhe traun e vënë në rrugë.

Për këtë lloj konsumi dhe rritje ekonomike jeni vërtet mjeshtra.

Vetëm lehtësimi fiskal, çlirimi i ekonomisë nga formati monopol, konkurenca e lirë, zgjidhja përfundimtare e problemeve me pronat, reformë e vërtetë e sistemit gjygjësor ku biznesi, si i huaj dhe vendas, mos të ndjejë kurrë presionet e twiterit të KM-s, do bënte që vërtet të kishim rritje ekonomike, rritje pagash dhe pensionesh, rritje mirëqënjeje!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura