Parashikimi i horoskopit për datën 15 tetor 2018

Oct 15, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot mund t’iu vijë një lajm që nuk e prisnit. Gjithashtu do t’iu realizohet një nga ëndrrat tuaja. Kjo mund të lidhet me një ngritje në aspektin financiar.

DEMI

Marrëdhënia me një person të rëndësishëm do të jetë e mirë. Mendoni se e njihni këtë person, kështu do afroheni më shumë me të. Kjo aleancë e re mund të ketë pasoja pozitive në financat tuaja.

BINJAKET

Sot do t’iu mungojë dëshira për të shkuar në punë, kjo mbase keni nevojë të shkoni në një punë tjetër. Këtë ndryshim nuk mund ta bëni tani. Jepini vetes një dhuratë për tu gëzuar.

GAFORRJA

Romanca është pjesa e juaja sot. Në një dark romantike pasioni do t’iu shoqërojë gjatë gjithë kohës. Do të keni dëshirë të blini rroba të reja, por kujdes të mos shpenzoni për gjëra që i keni.

LUANI

Sot do të jeni të lumtur larg syve kureshtar. Ju nuk do të jeni në humor për jetë miqësore apo për thashetheme. Për të shmangur këtë, kaloni më shumë kohë me veten, nëse mundeni.

VIRGJERESHA

Jeta juaj do të ndryshojë nga një informacion që do të merrni. Ndoshta do t’iu vijë një mundësi për të lëvizur në një shtet tjetër, ose për tu martuar. E ardhmja juaj duket premtuese.

PESHORJA

Ju do të ndiheni optimist sot. Besimi në aftësitë tuaja, për të bërë atë që mendoni nuk ju mungon. Nëse jeni duke punuar drejt një qëllimi të veçantë, ka shumë mundësi që kjo të realizohet.

AKREPI

Sot do të ketë ndryshime dhe puna e vështirë që po bëni, do t’iu shtojë besimin në aftësitë tuaja. Takoni shokun tuaj. Planifikoni një mbrëmje romantike, hapni një shishe verë dhe festoni.

SHIGJETARI

Humori juaj do të varet nga moti, kështu që mos reagoni sot. Njerëzit do të shikojnë atë që do të shfaqni ju. Kaloni më shumë kohë me veten tuaj, pasi do të ndiheni më mirë.

BRICJAPI

Një projekt afatgjatë do të ketë një përfundim pozitiv dhe një ndikim jo të mirë te financat. Përmbyllja me sukses i këtij projekti do t’iu jap besimin që ju nevojitet. Merrni kohë për të festuar.

UJORI

Sot do t’iu bëjë përshtypje, një ndryshim që ka bërë dikush paparalajmërim. Ju duhet të prisni. Në këtë mënyrë do të shihni se nga këto ndryshime do të përfitojnë të gjithë, edhe ju.

PESHQIT

Ju jeni të etur për të marrë informacione nga subjekte të veçanta. Para se të shkoni në bibliotekë, kërkoni në internet. Ju mund të keni gjithçka që ju nevojitet pa bërë shumë lëvizje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura