Parashikimi i horoskopit, datë 8 shtator 2018

Sep 8, 2018 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI

Do të ngulni këmbë që të keni të drejtë për çfarë do lloj shkaku, por nuk do t`ja arrini. Me kolegët tuaj do të realizoni një projekt të rëndësishëm. Keni ide të mira por duhet ti lëni hapësirë dhe të tjerëve.

 

DEMI

Një telefonatë, apo një fotografi do t`ju kujtojnë dikë që e doni shumë. Qëndroni në shoqërinë e familjes tuaj ose të një miku, vetëm evitoni vetmin nëse nuk doni që trishtimi t`ju sundojë. Tension në ambientet e punës.

 

BINJAKET

Nëse kohët e fundit keni qenë disi të mërzitur, ky është momenti i duhur për të reaguar. Të tjerët janë nga ana juaj e do t’ju japin shtytjen e duhur për të çuar deri në fund, e për të marrë rezultate të shkëlqyera mbi atë që keni nisur të bëni.

 

GAFORRJA

Jeni duke lodhur kokën me shqetësime të kota. Shihni armiq kudo, mundohuni të shmangni situatat e pakëndshme. Humori juaj do t’ju bëjë t’i shikoni gjërat me më shumë besim. Raporti në çift shkon mirë.

 

LUANI

Rrethanat e jashtme favorizojnë punën tuaj, prandaj imenjohuni seriozisht për të realizuar synimet tuaja. Partneri do t’ju përkrahë në çdo vendim që do të merrni, por gjithmonë duke ju ofruar këshillat e tij.

 

VIRGJERESHA

Nëse jeni singëll do të arrini të “mbërtheni” personin për të cilin ju rreh zemra, e pa u impenjuar shumë do ta bëni të rrotullohet si të doni ju. Në rast të kundërt nuk mund të evitoni ndonjë problem që do t’ju shfaqet.

 

PESHORJA

Jeni në harmoni perfekte me veten tuaj, e madje dhe raportet me të tjerët janë në harmoni të përkryer. Në punë pikësëpari fiksoni objektivat që ju interesojnë, duke pyetur për gjëra të veçanta bashkëpunëtorët tuaj më të besuar.

 

AKREPI

Ndiheni të vetmuar. Mendoni më seriozisht për një lidhje me një person që prej kohësh ju vjen pas. Bëjini një surprizë sot. Tentoni, për të realizuar një dëshirë tuajën.

 

SHIGJETARI

Mos u nxehni për batutat e sarkazmin nga ana e të afërmve tuaj, të cilët duan të kenë ndikim te zgjedhja juaj. Mos ua vini re, e vazhdoni të kultivoni ndjenjën tuaj të dashurisë.

 

BRICJAPI

Nëse doni të pranoni një diskutim me një person që ju tërheq, mund të rrini të qetë sepse së shpejti do të mbërrijë. Nëse keni një ëndërr në sirtar, ka ardhur koha të flisni menjëherë, sepse partneri dhe të afërmit tuaj janë të gatshëm t’ju ndihmojnë.

 

UJORI

Evitoni të “torturoni” partnerin me skenat tuaja të xhelozisë. Nëse keni dyshime për besnikërinë e tij flisni direkt me të. E me të qartësuar çdo gjë do të arrini t’i përkushtoheni më shumë vetes suaj edhe impenjimeve tuaja që janë me të vërtetë të shumta.

 

PESHQIT

Humori juaj i paqëndrueshëm i detyrohet Marsit, i cili sot ndodhet në shenjën tuaj dhe që lidhet më pakënaqësitë që ju shkaktohen. Nëse dini ta vlerësoni situatën atëherë edhe mund ta kaloni me qetësi dhe optimizëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura