Parashikimi i horoskopit, datë 5 shtator 2018

Sep 4, 2018 | 23:59
SHPËRNDAJE

DASHI

Përfitoni nga kjo ditë në të cilën ndodheni për të përforcuar lidhjen tuaj me partnerin. Pas neglizhencave të kohëve të fundit duhet me patjetër të vendosni qëndrueshmëri. Për sa iu përket parave duhet të kujdeseni më tepër.

DEMI

Venusi do të provokojë ngjarje të rëndësishme për të dashuruarit. Do ketë edhe momente të ngrohta dhe të mbushura me bashkëpunim. Kujtohuni edhe njëherë se lumturia më e madhe në këtë botë vjen nga paraja. Kjo do iu ndihmojë të tregoheni më të kujdesshëm me to.

BINJAKET

Dita e sotme do jetë më e qetë për të gjithë ata që janë në çift. Më mirë do ndihen ata që kanë kaluar tensione dhe kanë qenë afër një ndarjeje të mundshme. Situata financiare do përmirësohet ndjeshëm. Disa do kenë edhe rritje page.

GAFORRJA

Dashuria e beqarëve do jetë më e favorizuara nga planetët sot. Dilni nga shtëpia dhe tregohuni më të hapur me ata që do takoni. Mos prisni që situata financiare të rregullohet menjëherë. Është në interesin tuaj të tregoheni të matur dhe parashikues.

LUANI

Jupiteri do jetë garant i një marrëdhënie shumë të mirë në çift. Do përjetoni edhe mjaft kënaqësi! Po u treguat të zgjuar dhe të arsyeshëm me financat, nuk do e keni të vështirë të vendosni qëndrueshmërinë.

VIRGJERESHA

Në jetën në çift do mbizotërojë një klimë e ngrohtë dhe me besim reciprok. Gjithçka është në dorën tuaj për të marrë kënaqësitë e kërkuara. Financat do jenë të destabilizuar.

PESHORJA

Hiqni dore sot nga tendenca për t’i kërkuar partnerit të jetë besnik i imazhit që ju keni shpresuar që të ishte. Mos shpenzoni pa u menduar duke shpresuar se sa më shumë të harxhoni aq më shumë do keni.

AKREPI

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë dhe do iu ofrojnë një jetë në çift ashtu si e kishit ëndërruar. Është në interesin tuaj të mos bëni transaksione financiare. Falë yjeve nuk do jeni shumë të qartë në ide.

SHIGJETARI

Do refuzoni sot të jepeni tërësisht pas problemeve financiare apo ato profesionale. Është dashuria ajo që do ketë më tepër prioritet! Venusi do iu bëjë më sharmante dhe me bashkëpunues. Situata financiare nuk do jetë e keqe por gjithsesi nuk është momenti për investime.

BRICJAPI

Jeta në çift do jetë e trazuar dhe kjo jo vetëm nga sjellja juaj e kohëve të fundit por edhe nga dëshirat e ekzagjeruara që keni. Për sa i përket buxhetit fati nuk do iu mungojë por duhet t’iu vini pak fre dëshirave për të shpenzuar pa kufij.

UJORI

Falë sjelljes suaj të kohëve të fundit ju ose do e humbni përfundimisht partnerin ose do e fitoni përgjithmonë. Me financat do tregoheni shumë të organizuar dhe nuk do përballeni me asnjë vështirësi.

PESHQIT

Falë ndikimit të planetëve do jeni shumë të lumtur në jetën në çift. Partneri do iu kushtojë shumë vëmendje. Vetëm duke punuar shumë do mund të rrisni të ardhurat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura