Parashikimi i horoskopit, datë 4 shtator 2018

Sep 3, 2018 | 23:59
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot mund të shijoni të gjitha kënaqësitë e jetës që për ju kanë rol të rëndësishëm. Yjet  do ju lejojnë të përdorni sharmin tuaj për të tërhequr pas vetes personat që ju interesojnë.

DEMI

Do të mund të përfundoni detyrat që kini marrë përsipër në mënyrë që të mund të organizoni një fundjavë sa më të bukur për vete dhe familjen tuaj.

BINJAKET

Jeni në sintoni të plotë me gjithçka që ju rrethon. Një bisedë me tone të larta sot do t’ju mërzisë. Mundohuni të komunikoni qetë me partnerin në mënyrë që t’ju jepni zgjidhje gjërave.

GAFORRJA

Sot do ta keni  shumë të  natyrshme të lëshoni batuta gazmore në çdo moment të ditës. Mbase kjo do t’ju ndihmojë të kaloni më me lehtësi problemet që do të keni.     

LUANI

Thoni me sinqeritet atë që mendoni e gjithçka do të kalojë mirë. Do të mund të organizoni diçka të veçantë për vete e partnerin, në mbrëmje.

VIRGJERESHA

Dita do të ecë mbarë në të gjitha drejtimet. Do të mund të përfundoni detyrat që keni marrë përsipër në punë, dhe rreth mbrëmjes do të kaloni momente relaksuese nën shoqërinë e mikut tuaj të zemrës.

PESHORJA

Sot do të futeni thellë në botën tuaj duke e pasur të vështirë komunikimin me të tjerët. Kjo do të mund t’ju shkaktojë probleme të vogla, por që shumë shpejt do të kalojnë.

AKREPI

Nëse keni një ëndërr në sirtar, me ndihmën e partnerit apo të familjarëve tuaj do të mund ta bëni realitet. Gëzojuni momenteve që do të përjetoni sepse do të jenë vërtet të mrekullueshme.

SHIGJETARI

Do të bëni hapa përpara në një punë të rëndësishme për karrierën tuaj. Nuk do të keni nevojë që të kërkoni ndihmën e personave që ju rrethojnë sepse do të jenë ata që do të vijnë drejt jush.

BRICJAPI

Është mirë të flisni me qetësi për një problem, sepse do të mund të gjeni zgjidhjen më të mirë të mundshme. Dikush do ju vërë në provë prandaj, tregohuni të vëmendshëm.

UJORI

Saturni do ju vendosë në vështirësi në lidhje me raportet tuaj personale. Një paqartësi e vogël do të vërë në krizë të gjitha gjërat që deri më tani i kishit të qarta.

PESHQIT

Do të jeni shumë konfuzë sot në të gjitha drejtimet. Bëni mirë të bëni disa ditë pushim në mënyrë që të qetësoheni, e për të filluar punët e lëna përgjysmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura