Parashikimi i horoskopit, datë 31 gusht 2018

Aug 30, 2018 | 23:59
SHPËRNDAJE

DASHI
Sot duhet të angazhoheni me diçka që do t’ju zërë një pjesë shumë të madhe të ditës. Mos e lini veten të bini pre e parandjenjave të këqija. Mundohuni t’i kushtoni vëmendje vetes suaj.

DEMI
Sot do të keni dëshirë për të kaluar një ditë shumë të këndshme me partnerin tuaj. Mos nxitoni në bërjen e planeve, sepse jo gjithçka mund të funksionojë.

BINJAKET

Yjet janë në favorin tuaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për të dalë nga një situatë e komplikuar komunikimi. Do ta keni shumë të vështirë të pranoni idetë e dikujt tjetër.

GAFORRJA

Mania juaj për të bërë çdo gjë perfekte mund ta lodhë partnerin dhe do t’ju duhet shumë kohë për të kthyer gjërat siç kanë qenë. Një e papritur do t’ju bëjë të ndiheni shumë keq.

LUANI

Puna në skuadër ndonjëherë mund të jetë mjaft e rëndësishme për të pasur një sukses të menjëhershëm. Mos kini frikë nga ato çka të tjerët mund të mendojnë për ju, nëse keni nevojë për mbështetjen e dikujt mjafton t’ia kërkoni.

VIRGJERESHA

Do të kuptoni se një nga objektivat tuaj nuk është i realizueshëm. Por kjo nuk do të thotë se në një të ardhme jo shumë të largët nuk mund të jetë e realizueshme. Kini durim!

PESHORJA

Të qenit mjaft posesiv me miqtë tuaj nuk është sigurisht mënyra më e mirë për të ruajtur një miqësi të mirë. Tregohuni më të hapur dhe pranojini gjërat ashtu siç janë jo siç dëshironi juve.

AKREPI

Gjatë ditës së sotme do të jeni mjaft të kujdesshëm për të realizuar gjithçka që ju shkon nëpër mendje. Edhe pse shumë persona mund të mos i kuptojnë apo aprovojnë veprimet tuaja, gjithçka do të jetë në anën tuaj sot.

SHIGJETARI

Nëse gjatë ditës së sotme do të ndjeheni të mbytur nga mërzitja yjet ju këshillojnë të ndryshoni ambient. Mos u lodhni shumë nga mendime negative por merrini situatat apo dhe problemet me pak optimizëm.

BRICJAPI

Gjatë ditës së sotme mund të rrezikoni të konsideroni mjaft sipërfaqësore nga ata që ju rrethojnë. Në fushën afektive mundohuni ti tregoni gjithë dashurinë tuaj dikujt që e meriton me të vërtetë, e nuk do të ndiheni të zhgënjyer.

UJORI

Gjatë ditës së sotme do të bënit mirë të përdorni “armët” e duhura ndaj kundërshtarëve tuaj. Jeni të aftë të bëni gjëra të mëdha kur jeni të motivuar.

PESHQIT

Do të jeni shumë afër realizimit të ëndrrave tuaja, por gjithsesi tregoni durim dhe qëndroni me këmbë në tokë. Gjithçka do të jetë në favorin tuaj pavarësisht situatave ku mund të ndodheni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura