Parashikimi i horoskopit, datë 25 shtator 2018

Sep 25, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI
Pasioni do të mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe
do kaloni momente të paharruara pranë atij që dashuroni. Situata në
planin financiar nuk do jetë e qëndrueshme.

DEMI
Do jeni të vendosur ta stabilizoni jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite
dhe do ia dilni mbanë. Do flisni hapur me partnerin dhe do i sqaroni
të gjitha keqkuptimet që iu kishin dalë. Në planin financiar do keni
probleme.

BINJAKET
Gjatë kësaj dite, ju që jeni në çift do keni mundësi të konkretizoni
disa projekte që kishit bërë së bashku. Secili do respektojë
pavarësinë e tjetrit dhe lirinë e shprehjes së mendimit. Situata
financiare nuk do ketë ndryshime të mëdha.

GAFORRJA
Jeta juaj në çift gjatë kësaj dite do jetë e mirë, madje do e
përforconi edhe më tepër bashkëpunimin. Shfrytëzojini ditët sa më
shumë që të mundni. Financat do jenë të mira kështu që përfitoni deri
në maksimum.

LUANI
Yjet do jenë të gatshëm t’iu ofrojnë momente të paharruara me
partnerin tuaj sot. Mos bëni shpenzime te pamenduara dhe kot së koti
sepse situata financiare nuk është shumë e favorshme.

VIRGJERESHA
Në jetën në çift do ketë një rikthim të pasionit, çka do ndryshojë
tërësisht ekzistencën tuaj. Mund të ketë aventura, por jo dashuri të
mëdha. Në planin financiar do vijë një periudhë e favorshme.

PESHORJA
Klimë harmonike për të gjithë ata që janë në një lidhje. Financat do
jenë përgjithësisht të stabilizuara dhe mund të shpenzoni pa shumë
kursime.

AKREPI
Çdo gjë do shkojë për mrekulli sot në planin sentimental të çifteve.
Dashuria do jetë stimuluese dhe do ia kaloni më së miri. Me paratë
duhet të tregoheni të matur dhe të kursyer me shpenzimet.

SHIGJETARI
Në jetën në çift do krijohet një ambient mjaft sensual dhe ju do
ndiheni për mrekulli pranë atij që dashuroni. Ata që kanë pasur debate
do i sqarojnë. Falë mjedisit të mirë planetar edhe financat nuk do të
tronditen.

BRICJAPI
Më në fund do ndiheni të qetë në jetën në çift dhe paqja do vijë tek
ju. Dielli do iu ndihmojë të ekuilibroni buxhetin, ndërsa Plutoni do
nxitë shpenzimet.

UJORI
Ata që janë në një lidhje do jenë edhe më romantike gjatë kësaj dite.
Do kaloni një mbrëmje pasiononte dhe të mbushur me emocione. Financat
do jenë të mira në përgjithësi.

PESHQIT
Tregohuni më të drejtpërdrejtë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite nëse
doni që situata në çift të jetë e qëndrueshme. Në planin financiar do
përballeni me vështirësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura