Parashikimi i Horoskopit, datë 25 shkurt 2020

Feb 25, 2020 | 0:11
SHPËRNDAJE

Dashi

Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, por nga mesjava situata do të ndryshojë. Në punë mund të ketë probleme që do zgjidhen.

Demi

Ju pret një e martë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave, ku mund të ketë diçka interesante, ndaj mundohuni që t’i shfrytëzoni mundësitë. Sa i takon punës, do të ketë zhvillime në vijim.

Binjakët

Ky është një moment shumë i mirë për të nisur projekte të reja. Në punë, pritet të ketë përmirësime dhe me gjasë shumë shpejtë do të merrni një telefonatë të rëndësishme.

Gaforrja

Më në fund nuk do e keni më Hënën kundër dhe në dashuri do të ketë një fazë rikuperimi. Në punë, duhet të mundoheni që të zgjidhni një problem duke shmangur debatet.

Luani

Ju pret një ditë pozitive dhe interesante në çdo drejtim. Në punë mund të ketë probleme me një ndonjë koleg, ndoshta për shkak konkurrencës.

Virgjëresha

Kjo e martë duhet kapur mirë, ku duhet treguar kujdes, pasi jeni shumë të acaruar. Mundohuni që të mos bini pre e provokimeve. Në punë rikuperimi do të nisë në fundjavë.

Peshorja

Në dashuri mundohui që të dilni me njerëz pozitiv të cilët ju dhurojnë qetësi. Në punë do të nisë një periudhë e mire.

Akrepi

Mund të hasni në ndonjë problem në dashuri, që do të kalojë. Edhe në punë do të ketë ngadalësime, por asgjë të pazgjidhshme.

 Shigjetari

Mundohuni që të mos bëni zgjedhje të guximshme, pasi gjatë kësaj të marte bëni mirë që ti smangni situata kompromentuese. Edhe në punë, mund të ketë vonesa dhe të papritura.

Bricjapi

Keni nevojë të flisni për problemet tuaja në dashuri, me një person të afërt, për të parë më qartë dhe raportin në çift. Sfera profesionale do të jetë e mbrojtur nga Marsi, i cili garanton sukses.

Ujori

Ndjeni nevojën që të ndryshoni diçka në jetën tuaj. Në punë, do të përballeni me mundësi interesante, të cilat duhen kapur fluturimthi.

Peshqit

Mos i nënvlerësoni ndjenjat, pasi në këtë ditë dashuria do të jetë protagoniste. Nëse një punë nuk ju pëlqen, do të keni mundësi që ta ndryshoni dhe të shikoni diku tjetër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura