Parashikimi i horoskopit, datë 24 shtator 2018

Sep 24, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI
Venusi do mbizotërojë në jetën e të gjithë atyre që janë në çift.
Humori do jetë shumë i mirë dhe bashkëpunimi do të forcohet. Disa do
kalojnë edhe në një etapë më konstruktive. Edhe pse financat nuk do
shkojnë edhe aq mirë ju nuk duhet të zhyteni në dëshpërim.
DEMI
Sot do e kuptoni më mirë se deri në çfarë pikë mund të arrini vetme e
vetëm për ta bërë partnerin të ndihet mirë. Nëse zgjidhni pasionin, ka
rrezik që ai të shuhet shpejt. Merruni më seriozisht me menaxhimin e
financave.
BINJAKET
Kjo premte do jetë shumë e lehtë për t’u jetuar. Bashkëpunimi në çift
do të rritet dhe do bëni projekte mjaft të rëndësishme për të ardhmen.
Venusi iu premton një situatë financiare të rehatshme. Gjithsesi
mundohuni të bëni kujdes me shpenzimet.

GAFORRJA
Nuk do tregoheni shumë të matur sot kur të flisni me partnerin dhe ai
nuk do iu kuptojë drejt. Flisni sa më qartë dhe hapur me të nëse doni
të merrni vendime të rëndësishme. Nëse keni kohë që po mendoni të
ndryshoni strategjitë e menaxhimit të financave bëjeni sot.

LUANI
Sot do dalin më në dritë problemet që ju keni me partnerin tuaj.
Gjithsesi mos u shqetësoni sepse ato nuk do kërcënojnë qëndrueshmërinë
dhe harmoninë që është krijuar. Mos tregoni gjithçka bëni në planin
financiar dhe mos ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha.

VIRGJERESHA
Klima e sotme yjore do të nxitë tradhtitë në çift. Ju në fakt nuk e
keni kërkuar por thjesht ka ndodhur rastësisht. Kujdes sepse situata
do jetë mjaft e tensionuar dhe nuk do logjikoni drejt. Kujdes me
buxhetin sepse situata do jetë e ndërlikuar.

PESHORJA
Nuk do iu pëlqejë aspak që dashuria e partnerit të jetë e përgjysmuar
për ju por ja që duhet të kënaqeni edhe me aq. Në planin financiar do
keni fat por kjo nuk do të thotë që ju duhet të luani pa limit me
lojërat e fatit.
AKREPI
Prioritet gjatë kësaj dite do ketë kënaqësia, por kujdes sepse
ndonjëherë kjo mund t’iu çoje shumë larg. Është momenti i duhur sot
për të realizuar transaksione financiare.

SHIGJETARI
Nëse jeni në çift do çoni në plan të dytë ndjenjat kundrejt partnerit
dhe do merreni me diçka tjetër më të rëndësishme. Kujdes sepse edhe
atij mund ti mbarojë durimi. Objektivi në planin financiar duhet të
jetë mirë menaxhimi i financave.

BRICJAPI
Duke qenë se do jetë Jupiteri ai që do ndikojë në lidhjen tuaj sot,
nuk është e sigurt që ju do tregoheni shumë tolerantë. Financat do
jenë të mbrojtura nga Neptuni dhe do jeni të kujdesshëm me shpenzimet.

UJORI
Kjo ditë do jetë pak e turbullt për çiftet por gjithsesi shumë e keqe
nuk do të jetë. Ekuilibri financiar për ju do jetë shumë i
rëndësishëm. Do bëni çmos që ta ruani atë dhe do ia dilni mbanë.
PESHQIT
Nëse jeni në një lidhje do fryjë një fllad i ngrohtë gëzimi. Më në
fund do çliroheni nga influenca e keqe e Saturnit dhe do kaloni
momente mjaft sensuale pranë atij që dashuroni. Shmangni transaksionet
financiare sepse do mund të bëni gabime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura