Parashikimi i horoskopit, datë 23 tetor 2018

Oct 23, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Kësaj here do jeni më pak ëndërrimtarë dhe romantike sesa zakonisht. Gjithsesi falë Jupiterit, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë më e ngrohtë dhe më sensuale. Do keni të gjitha mundësitë për të reflektuar dhe për të bërë kursime, në planin financiar.

DEMI

Nëse kohët e fundit keni pasur disa mosmarrëveshje me partnerin, mos hezitoni të diskutoni me të sepse nëse i lini mënjanë do jetë më keq më vonë. Bëni kujdes me shpenzimet e tepruara sepse situata financiare nuk është e qëndrueshme.

BINJAKET

Jeta juaj në çift do jetë plot peripeci sot. Disa do jenë edhe në prag të një ndarjeje. Tregohuni mjaft vigjilentë me financat. Kontrolloni shpenzimet që të mos përballeni me surpriza të këqija.

GAFORRJA

Në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë në jetën sentimentale duhet të kontrolloni veten, në sjellje dhe në ato që do shprehni. Do bëni më shumë shpenzime sesa zakonisht dhe kjo mund ta tronditë pak buxhetin tuaj.

LUANI

Falë konfigurimit të yjeve jeta në çift duket të jetë mjaft premtuese. Vështirësitë që keni kaluar kohët e fundit do të harrohen shpejt dhe do kaloni momente të paharrueshme pranë atij që doni. Financat do jenë të mira.

VIRGJERSHA

Edhe pse marrëdhënia juaj me partnerin do jetë pikante, nëse abuzoni me kritikat konflikti mund të jetë prapa dere. Energjia që do harxhoni për t’u kujdesur për buxhetin do të shpërblehet me një rritje të ndjeshme të të ardhurave.

PESHORJA

Ju ndodh shpesh në lidhjen tuaj të mbyllni sytë dhe të bëni sikur gjithçka shkon mirë. Situata financiare do jetë e mirë dhe ajo do përmirësohet edhe më tepër nëse nuk ndërmerrni rreziqe.

AKREPI

Humori i atyre që janë në një lidhje do jetë më i mirë gjatë kësaj dite dhe nuk do kenë asnjë problem. Për sa iu përket financave do ketë disa vështirësi dhe duhet të merrni masa energjike që t’i bëni ballë kësaj situate të ndërlikuar.

SHIGJETARI

Mundohuni të shmangni sot zënkat me partnerin tuaj dhe mos bëni pyetje për të cilat ai bezdiset. Limitoni shpenzimet dhe shmangni lojërat e fatit sepse më vonë nuk do dini çfarë të bëni me problemet financiare.

BRICJAPI

Të shtyrë nga Marsi do doni t’i afirmoni ndjenjat në çift. Do shpenzoni shumë për shtëpinë dhe financat do vijnë duke u ulur. Merrni masa që ato të mos arrijnë fundin.

UJORI

Edhe pse partneri juaj do bëjë çmos që t’iu kënaqë sot ju do tregoheni shumë mosmirënjohës. Mundohuni të paktën të ruani një klimë të qetë. Sektori i financave do jetë i trazuar dhe ju duhet të zgjidhni çdo pengesë më shumë kujdes.

PESHQIT

Rutina në jetën në çift është armiku kryesor i lidhjes suaj. Iu kanë ardhur në majë të hundës të zakonshmet dhe do doni të ndryshoni tërësisht gjithçka. Problemet do iu shoqërojnë në sektorin financiar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura