Parashikimi i Horoskopit, datë 23 janar 2020

Jan 23, 2020 | 0:24
SHPËRNDAJE

Dashi

Do ndiheni mirë sot pranë atij që dashuroni dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më shumë. Mosmarrëveshjet e se kaluarës i keni lënë pas krahëve. Të ardhurat duhet menaxhuar me shumë përkujdes që të mos ketë vështirësi.

Demi

Do jeni shumë nervoze sot në jetën tuaj në çift dhe asgjë nuk do shkojë si duhet. Debatet do jenë të forta duke qenë se as partneri nuk do tolerojë aspak. Në pjesën financiare do të kryeni disa shpenzime më shumë.

Binjakët

Dielli do e bekojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do pajtoheni me partnerin nëse keni pasur zënka dhe gjithçka do shkojë për mrekulli. Për të stabilizuar financat duhet të merrni më shumë mendime nga profesionistët.

Gaforrja

Ditë goxha e turbullt kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh mirë me partnerin dhe kjo mund të shkaktojë debate herë pas here. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe gjendja do jetë goxha e stabilizuar.

Luani

Gjërat do ecin mirë sot në lidhjen tuaj. Do kuptoheni mirë me partnerin dhe do jeni gati të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Me financat duhet të bëni kujdes. Pa e tepruar me shpenzimet do keni goxha vështirësi më vonë.

Virgjeresha

Tregohuni sa më të duruar sot me atë që keni në krah në mënyrë që të mos keni probleme. Ai nuk do jetë në ditën më të mirë dhe herë pas here do bëhet nervoz. Klima yjore për sektorin e financave do jetë e dyzuar.

Peshorja

Yjet do sjellin harmoni dhe shumë gëzim në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Gjithçka do jetë edhe më e bukur se disa kohë më parë. Në financë do mateni mirë para se të hidhni çdo hap.

Akrepi

Partneri do jetë gjatë gjithë kohës i disponueshëm sot ndaj jush dhe do ua plotësojë të gjitha dëshirat që keni. Marrëdhënia në çift do jetë mjaft emocionuese. Financat do jenë përgjithësisht të mira falë mënyrës të mirë të menaxhimit.

Shigjetari

Tregohuni sa më realiste gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift nëse doni që gjërat të ecin si duhet. Financat do jetë të qëndrueshme duke qenë se do mateni disa herë para se të kryeni çdo shpenzim.

Bricjapi

Nuk do keni shumë besim tek partneri juaj sot dhe gjatë gjithë kohës do mundoheni ta kontrolloni atë. Kjo do jetë mjaft bezdisëse për të dhe ndonjëherë acaruese. Financat nuk do kenë vështirësinë më të vogël. Do dini çfarë hapash të hidhni.

Ujori

Do ju duhet patjetër te merrni disa vendime te rëndësishme sot ne jetën tuaj ne çift sepse ka kohe qe gjerat nuk po ecin si i kishit menduar. Financat do jene goxha te mira. Nuk pritet asnjë problem apo vështirësi ne këtë sector.

Peshqit

Ka mundësi qe njeri prej jush te jete i shqetësuar për punën sot dhe jeta ne çift nuk do ece si duhet. Nuk do keni debate, por nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur tjetrit. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe nuk do keni vështirësi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura