Parashikimi i horoskopit, datë 22 shtator 2018

Sep 22, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

Dashi

Do bëni gjithçka që keni mundësi sot për ta mbrojtur jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë kështu që kujdes me çfarëdo lloj shpenzimi të tepruar.

Demi

Nëse keni pasur debate dhe probleme në jetën tuaj në çift, sot ka ardhur koha të sqaroni gjithçka. Në planin financiar do ketë disa tronditje të vogla megjithatë nuk pritet një rrënim i menjëhershëm.

Binjakët

Priten momente të mrekullueshme gjatë kësaj dite pranë atij që keni në krah. Jo vetëm që do iu dashurojë në mënyrë pasionante, por do iu mbështesë edhe për ndonjë shqetësim që do keni nga puna.

Gaforrja

Yjet do krijojnë një ditë të trazuar dhe me mosmarrëveshje të shumta sot. Ata që kanë kohë që grinden me njëri-tjetrin mund të shkojnë edhe deri në një ndarje. Influenca e yjeve do jetë e favorshme për sektorin e financave.

Luani

Priten goxha ndryshime të rëndësishme sot në jetën tuaj në çift. Do ndiheni të lumtur që keni dikë si partneri pranë dhe do përgatisni surpriza të këndshme për të. Në planin financiar duhet të shpenzoni pak nëse nuk doni të keni probleme.

Virgjëresha

Venusi do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe do sjellë grindje e debate të forta me partnerin. Në planin financiar do ketë ndryshime mjaft pozitive.

Peshorja

Jeta juaj në çift do jetë e kënaqshme dhe e mbushur me të papritura të këndshme. Nuk do mendoni më për ato që keni kaluar, por vetëm si ta bëni të ardhmen më të bukur. Financat nuk do shkojnë ashtu si duhet.

Akrepi

Në planin sentimental do ketë disa probleme sot, por situata do përmirësohet menjëherë. Në planin financiar duhet t’i bëni mirë llogarite që të mos keni probleme.

Shigjetari

Do flisni hapur me partnerin sot dhe do e kritikoni për gjithçka atë. Ai nga ana tjetër do jetë me humor të mirë dhe nuk do ua marrë për keq të gjitha ato që do i thoni. Për financat do jetë ditë goxha e vështirë.

Bricjapi

Ditë e mërzitshme dhe pa të reja kjo e sotmja për çiftet. Nuk do ndiheni mirë për këtë fakt dhe do mbështeteni tek një mik i seksit tjetër. Në planin financiar do jetë një ditë e favorshme dhe do arrini të bëni investimet e duhura.

Ujori

Mundohuni ta kuptoni më mirë atë që keni në krah sot sepse vetëm në këtë mënyrë gjërat midis jush do shkojnë si duhet. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni pak ekonomi.

Peshqit

Do mundoheni të flisni qetësisht me partnerin tuaj sot, por ai nuk do jetë aspak në qejf për t’iu dëgjuar. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë duhet shtrënguar paksa rripi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura