Parashikimi i Horoskopit, datë 21 shkurt 2020

| 7:32
SHPËRNDAJE

Dashi

Ju pret një periudhë interesante në dashuri, ndaj nëse ka diçka që ju intereson bëni përpara. Në punë, kjo është një fazë më e mirë se fillimi i vitit.

Demi

Yjet do të jenë në anën tuaj në dashuri, ku planetet do të kenë ndikim shumë të favorshëm. Mundohuni të bëni dhe të merrni më shumë.

Binjakët

Rikuperimi do të jetë i ndjeshëm në dashuri, ku nëse keni pasur një krizë, duhet të rregulloni situatën. Mendohuni mire para se të flisni.

Gaforrja

Në raport me ditët e kaluara, dashuria do të ecë më mirë. Bëni mirë që të pranoni ftesat, pasi tashmë mund ti përballoni gjërat në mënyrë më të mirë.

Luani

Jini të kujdesshëm në dashuri. Ndikimi i kundërt i Hënës mund të shkaktojë ndonjë problem dhe debate.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, ashtu sikundër takimet. Vijoni rrugën që keni nisur dhe ditët në vijim do të jenë më të mira.

Peshorja

Duhet të mundoheni që të argëtoheni më shumë. Nëse mundeni organizoni diçka për tu relaksuar, pasi nuk jeni në formën tuaj më të mirë.

Akrepi

Do të ndiheni të fortë, ndaj mos kini frikë të thoni atë që mendoni. Në dashuri, ata që janë çift nuk do të kenë probleme që do kalojnë.

20Shigjetari

Ju pret një e premte intriguese sa i takon dashurisë, ndaj bëni mirë që të dilni. Sa i takon punës, këto ditë mund të vijë një lajm i mirë.

Bricjapi

Kjo e premte do të sjellë sqarime lidhur me keqkuptimet në dashuri. Ndiheni disi në siklet për shkak të disa problemeve ekonomike.

Ujori

Hëna do ju bëjë nervoz për shkak të disa debateve më shumë. Megjithatë mbetet sërisht periudhë e mirë.

Peshqit

Ju pret një ditë pozitive në dashuri, ku yjet janë në anën tuaj. Bëni mirë që ta lini veten të lirë në dashuri dhe do të jetoni emocione të bukura.

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.