Parashikimi i horoskopit, datë 21 gusht 2018

Aug 20, 2018 | 23:59
SHPËRNDAJE

DASHI

Ëndrrat janë një lojë e mendjes tuaj – nuk janë projeksion i sigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nëse keni ankthe natën, kjo ndodh për shkak të stresit të madh.

DEMI

Mos kini frikë ta thoni të vërtetën. Njerëzit do të kenë interesim të shtuar për të vërtetën, pavarësisht se nuk do të ndihen mirë me atë që do të dëgjojnë.

BINAJKET

Keni mendime që janë duke u endur në kokën tuaj, prandaj gjatë gjithë ditës do të ndiheni të hutuar. Kjo është një stuhi para një kohe të mirë që do të vijë shpejt.

GAFORRJA

Pavarësisht që nuk jeni duke u ndier mirë me ndryshimet, jeni duke e harxhuar kohën kot duke u munduar që t’i ndalni këto ndryshime. Flisni me dikë për ndihmë.

LUANI

Nuk ka asnjë mundësi që ta humbisni garën. Keni përgatitjet e duhura dhe jeni në formë të shkëlqyer për t’u ballafaquar me çfarëdo problemi që do ta hasni gjatë ditës.

VIRGJERESHA

Truri juaj ka nevojë për pak ushtrime dhe ju duhet që ta keni parasysh këtë gjë para se ta hapni gojën për të folur me dikë. Mos u mundoni të flisni për gjërat që s’i dini.

PESHORJA

Mundohuni që të merrni opinionet e sa më shumë njerëzve për mënyrën se si duhet ta zgjidhni një problem sot. Nuk është e thënë që t’i dëgjoni, por sigurisht që do ta gjeni mesin e artë.

AKREPI

Duke ndërruar disa vese të këqija që keni pasur tash e një kohë, do të ndiheni shumë krenar me veten. Kjo do t’ju bëjë të shkëlqeni dhe të gjithë t’ua kenë lakmi.

SHIGJETARI

Rutina juaj ka ndryshuar kohëve të fundit, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndiheni të rrezikuar apo të brengosur. Për shumë pak kohë gjithçka do të bjerë në vendin e vet.

BRICJAPI

Nëse duhet që të kaloni kohë të mirë, duhet që të heshtni para se ta kuptoni se çfarë është duke ndodhur. Gjërat kanë ndryshuar, dhe ka shumë gjëra që ju nuk i dini.

UJORI

Hapuni ndaj ideve të reja. Kjo është mënyra më e mirë për të përparuar dhe për të qenë njeri i pranuar në çfarëdo shoqërie. Kërkoni mendimet e njerëzve që ju kundërshtojnë.

PESHQIT

Kreativiteti juaj është duke u bërë pjesa më e rëndësishme e inteligjencës. Duhet të keni kujdes kur flisni me të tjerët, pasi mund t’jua kopjojnë idetë që nuk i keni shkruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura