Parashikimi i horoskopit, datë 20 shtator 2018

Sep 20, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot në ambientin afektiv disa situata mund të provokojnë paqartësi  në marrëdhënien tuaj me partnerin. Në ambientin e punës do të jeni mjaft të ngarkuar me detyra që do t’ju marrin shumë kohë.

DEMI

Në ambientin e punës do të mbyllni një angazhim, që prej kohësh ju ka krijuar vështirësi. Në aspektin afektiv gjatë kësaj periudhe do të mund të qetësoheni duke pushuar së bashku me njerëzit tuaj më të afërt.

BINJAKET

Vazhdon të jetë një periudhë pozitive për ju. Në aspektin afektiv duhet të jeni më romantik  në lidhje me partnerin tuaj. Një këshillë: kushtojini më shumë vëmendje.

GAFORRJA

Në aspektin afektiv sot yjet ju sugjerojnë ti dedikoni më shumë kohë partnerit. Në ambientin e punës do të mund të bëheni pjesë e realizimit të një projekti mjaft ambicioz.  Një këshillë  përpiquni të ruani kontrollin .

LUANI

Ndikimet planetare sot do ju japin mundësinë të jeni fitimtarë në ambientin e punës. Në aspektin afektiv raporti juaj do të jetë mjaft i këndshëm duke lënë mënjanë problematikat e vjetra.

VIRGJERESHA

Gjatë ditës së sotme duhet të përballeni me sakrifica të vogla në sektorin financiar e në punën tuaj. Në dashuri janë të mundura zënka të vogla xhelozie nga ana e partnerit tuaj.

PESHORJA

Do të merrni një lajm  të papritur që do ju japë siguri e besim për të ardhmen tuaj. Në ambientin e punës do të keni mundësi të konkretizoni idetë tuaja. Në aspektin afektiv , nëse jeni singëll do të merrni një ftesë interesante sot.

AKREPI

Gjatë ditës së sotme duhet të tregoheni mjaft diplomatik në ambientin e punës për të evituar surprizat e këqija. Në dashuri është e nevojshme ti kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj duke lënë mënjanë debatet.

SHIGJETARI

Gjithçka përreth jush  vazhdon të jetë në ekuilibër duke pasur kështu mundësi për të realizuar ambiciet tuaja. Në ambientin e punës së shpejti do ju vijë konfirmimi për diçka që e keni kërkuar me ngulm.

BRICJAPI

Sot në ambientin e punës duhet të pranoni ndihmën e dikujt për të mos rrezikuar më vonë. Në aspektin afektiv flisni hapur me partnerin tuaj për tu dhënë zgjidhje disa keqkuptimeve.

UJORI

Do të jeni të pavendosur mbi qëndrimin që duhet të mbani ndaj një të njohuri ziliqar. Në ambientin e punës  do të kaloni një periudhë të mbushur plot surpriza. Në aspektin afektiv përpiquni të përshtateni  pavarësisht divergjencave që mund të keni.

PESHQIT

Falë thjeshtësisë së një miku apo familjari tuaj sot do të mund ti bëni një surprizë të këndshme  partnerit tuaj. Në ambientin e punës duhet të jeni të kujdesshëm e të disponueshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura