Parashikimi i horoskopit, datë 18 gusht 2018

Aug 18, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e zjarrtë dhe nuk mund të qëndroni dot larg njëri – tjetrit. Do keni edhe për pak kohë vështirësi financiare.

DEMI

Në planin sentimental të çifteve do ketë ndryshime rrënjësore dhe të gjitha falë pozicionimit të mirë të Jupiterit. Me financat është mirë të tregoheni vigjilente.

BINJAKET

Falë ndikimit të Venusit në jetën në çift, klima do jetë e qëndrueshme. Kujdesuni për financat dhe shmangni tundimet shkatërruese.

GAFORRJA

Ju çifte duhet të përgatiteni sot të shijoni momente të mrekullueshme të cilat do jenë dhuratë nga yjet. Fati do jetë në anët tuaj në planin financiar por ju do keni tendence të bëni shpenzime marramëndëse.

LUANI

Jeta sentimentale e çifteve nuk do jetë shumë e qartë dhe do kenë keqkuptime të shumta me partnerin. Ka mundësi që të keni rritje të papritura të financave dhe situata të përmirësohet ndjeshëm.

VIRGJERESHA

Në jetën sentimentale duhet të respektoni edhe dëshirat tuaja, por edhe ato të partnerit. Financat nuk do jenë të këqija, por rreziku më i vogël mund t’i përkeqësojë së tepërmi.

PESHORJA

Mbase pasion shume të madh nuk do ketë sot në jetën në çift, po do jeni të lumtur dhe marrëdhënia do jetë e ekuilibruar. Do bëni operacione financiare por edhe do fitoni nga ato.

AKREPI

Pozicionimi i Venusit do ndikojë për mirë në lidhjen tuaj. Gjithçka do ecë për së mbari dhe në drejtimin e duhur. Kujdes me sektorin financiar.

SHIGJETARI

Nuk do tundoheni fare nga aventurat sot por do i kushtoni gjithë kohën e duhur atij që keni në krah. Largoni sa të mundni dëshirën e shfrenuar për të bërë shpenzime në mënyrë që situata financiare mos ketë probleme.

BRICJAPI

Jeta juaj në çift mund të kalojë një ditë delikate sot, të mbushur me konflikte dhe debate. Tregoni maturi me financat dhe nuk do keni asnjë problem me to.

UJORI

Do përjetoni momente të lumtura në praninë e atij që dashuroni. Flisni edhe për diçka që më parë nuk keni mundur. Situata financiare nuk do jetë shumë e keqe nëse nuk e teproni shumë me shpenzimet.

PESHQIT

Ambienti për çiftet do jetë i tensionuar. Financat do të përmirësohen dhe ju do keni përfitime të mëdha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura