Parashikimi i horoskopit, datë 17 gusht 2018

Aug 17, 2018 | 7:36
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot nuk do të kuptoheni siç duhet me partnerin. Nëse nuk jeni çift, do të keni takime serioze. Ju dëshironi të bëni shumë shpenzime, por kujdes financat tuaja.

DEMI

Sot duhet të jeni më tolerant, nëse dëshironi që gjithçka të shkojë mirë. Aspekti financiar është i qëndrueshëm. Nëse doni të bëni shpenzime, duhet të mendoheni mirë.

BINJAKET

Sot do të shprehni gjithçka që mendoni te partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, do të merreni me aspektin profesional.

GAFORRJA

Sot nuk duhet të tregoni xhelozi te partneri juaj. Nëse nuk jeni çift, do të jeni në shoqërinë e miqve. Ju nuk do të keni të ardhura në financë, prandaj s’duhet të shpenzoni.

LUANI

Sot duhet ta kuptoni partnerin në çdo gjë që ai thotë, pasi komunikimi është i mirë. Nëse nuk jeni çift, do të keni njohje të reja. Në financë bëni ato shpenzime që ju duhen.

VIRGJERESHA

Sot do të kaloni një ditë të këndshme në shoqërinë e partnerit tuaj. Në aspektin financiar do të jeni të sigurt në veprimet tuaja.

PESHORJA

Sot do të keni një komunikim të duhur me partnerin tuaj, duke bërë disa biseda interesante. Në aspektin financiar do të keni probleme të vogla.

AKREPI

Sot do të jetë një ditë e zakonshme për personat që kanë partner. Nëse nuk jeni çift, do të keni takime interesante. Në aspektin financiar duhet të keni kujdes.

SHIGJETARi

Sot do të dilni për t’u argëtuar në shoqërinë e partnerit tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të njihni persona të këndshëm. Në aspektin financiar duhet të merrni ide pozitive.

BRICJAPI

Sot do të bisedoni me partnerin për një projekt profesional. Idetë e partnerit do të ndikojnë pozitivisht te ju. Në aspektin financiar veproni me zgjuarsi.

UJORI

Sot do të kaloni një ditë të këndshme, duke bërë biseda të ndryshme me partnerin tuaj. Nëse nuk jeni çift, do të jeni në shoqërinë e miqve.

PESHQIT

Sot duhet të qëndroni më shumë me partnerin tuaj. Ju duhet të jepni disa ide të reja për një projekt që ai do të fillojë. Financat janë pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura