Parashikimi i Horoskopit, datë 15 shkurt 2020

Feb 15, 2020 | 0:26
SHPËRNDAJE

Dashi

Kjo ditë do të jetë neutrale për dashurinë, por bëni kujdes ndaj zhgënjimeve, pasi me gjasë ka diçka që kërkon sqarim. Nëse ka ndonjë problem ligjor të mbetur pezull, bëni mirë që ta zgjidhni.

Demi

Do të ketë ndonjë moment jo të mire në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, ndaj mundohuni që të bëni kujdes. Ndërkohë do të arrini që të kaloni një krizë ekonomike.

Binjakët

Nëse duhet të sqaroni diçka në dashuri bëjeni tani, pasi që nga e diela, Hëna do të ketë ndikim të kundërt. Edhe në punë, zgjidhja që do të gjeni nuk duket të jetë e duhura.

Gaforrja

Do të ketë një rikuperim të ndjeshëm emocional në raport me ditët e kaluara. Nëse ka diçka pezull bëni mirë që të flisni tani. Në punë duhet të tregoni aftësitë, pasi ky është një momenti për të rënë në sy.

Luani

Në dashuri takimet e reja do të jenë mjaft të favorshme. Nga ana tjetër do ketë diskutime të vogla, sidomos në pjesën profesionale.

Virgjëresha

Në dashuri gjërat do të ecin më së miri, ndërkohë që problemet e vetme mund të kenë të bëjnë lidhur me ndonjë ish të mundshëm. Në punë bëni mirë që të vlerësoni propozimet e reja.

Peshorja

Bëni kujdes ndaj historive që do të lindin në këtë periudhë, pasi kanë diçka të çuditshme. Nëse duhet të përballeni me një ndryshim, mbani parasysh që të pasiguria nuk është mençuri.

Akrepi

Ju pret një e shtunë interesante, ku dashuria do të jetë mjaft e favorizuar për gjithë ata që janë çift. Në punë do të keni dëshirë për të ndryshuar, ndaj vlerësojeni mirë një propozim.

Shigjetari

Mundohuni që të mos lejoni askënd të ndërhyjë në historinë tuaj të dashurisë. Mërkuri mund të shkaktojë debate për çështje edhe nga më banalet. Në punë, mund të ketë edhe ngadalësime.

Bricjapi

Kjo ditë nuk do të jetë interesante për dashurinë, por që nga e diela rikuperimi nuk do të vonojë, me takime të bukura. Në punë do të jeni të impenjuar me projekte të ndryshme.

Ujori

E shtuna do të jetë me debate në dashuri. Në punë, mundohui që të tregoheni të kujdesshëm lidhur me çështje të rëndësishme.

Peshqit

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju ndihmojë në dashuri, ku mund të ketë përmirësim të një raporti. Në punë, keni nevojë për të dalë në pah dhe për këtë mund t’iu ndihmojë një telefonatë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura