Parashikimi i horoskopit, datë 15 nëntor 2019

Nov 15, 2019 | 0:27
SHPËRNDAJE

Dashi 

Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap përpara sa i takon kontakteve, mjafton që të merrni vendime të kontrollura.

Demi

Jeni në fazë rimëkëmbjeje dhe paratë nuk do ju mungojnë. Do ju duhet që të bëni blerje, por jeni të detyruar që të shtyni gjithçka për në një moment tjetër.

Binjakët

Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe mbështetja nuk do ju mungojnë. Mos u përhumbni mes shumë gjërave që keni për të bërë. Në familje klima do të jetë e qetë.

Gaforrja

Dashuria do të jetë protagoniste e ditës. Një pasion i ri mund të lindë papritur. Pavarësisht lodhjes suaj, rezultatet e mira nuk do të vonojnë që të vijnë. Do keni hënën në anën tuaj dhe situata do të përmirësohet.

Luani

Do të ndiheni në formë të mirë fizike. Mundohuni që të përfundoni gjithçka që keni lënë pas dore gjatë ditëve të fundit. Javët e fundit kanë qenë të mbushura me beteja dhe tashmë ka ardhur koha për një pushim.

Virgjëresha

Nuk jeni në formë, pasi ka diçka që nuk shkon. Jeni duke përjetuar një pështjellim ndjenjash dhe kjo gjë do të ndikojë në jetë në çift. Kjo është edhe arsyeja se pse jeni më pak të qetë.

Peshorja

Në raportin në çift rrezikoheni që të dominoheni nga emocionet, njëlloj si dhe në punë. Të rejat e fundit që do të lindin, do ju dhurojnë jo pak energji.

Akrepi

Fundjava që po afron do të jetë e mbushur me emocione. Hëna do të kalojë në shenjën tuaj dhe do të zgjidhë çdo lloj problemi, sidomos nëse keni passur debate në raportin në çft.

Shigjetari

Ju pret një ditë e ngarkuar, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Kujdes maksimal duhet të tregoni në të gjitha situatat. Nëse keni përgjegjësi të shumta, shtyjini për më vonë.

Bricjapi

Një person i cili prej pak kohësh ka hyrë në jetën tuaj, mund të bëhet shumë i rëndësishëm. Historitë e reja të dashurisë janë shumë të favorizuara.

Ujori

Mund të përjetoni emocione të bukura pozitive lidhur me ndjenjat. Nëse keni të bëni me një person të shenjës së binjakëve mbaheni përgjithmonë. Lidhur me çështjet ekonomike, nuk do të arrini që të zgjidhni gjithçka.

Peshqit

Besojini intuitës! Hiqni dorë nga melankolia dhe largoni mërzinë, e cila do të ndihet gjatë kësaj të premteje. Fundjava do të mësojë realizimin e një dëshire të vjetër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura