Parashikimi i Horoskopit, datë 14 korrik 2020

Jul 14, 2020 | 0:15
SHPËRNDAJE

DASHI

Gjatë kësaj dite mund të ketë pak mërzi në çift, sidomos për ata që kanë kohë që janë bashkë. Duhet të mundoheni që të bëni diçka për ta gjallëruar lidhjen.

DEMI 

Kjo është një ditë optimale sa i takon ndjenjave, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës. Mund të ketë disa zhvillime pozitive në jetën tuaj.

BINJAKET

Dashuria do të kthehet protagoniste gjatë kësaj dite, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet e ndezura. Në punë duhet të shmangni rreziqet e kota.

GAFORRJA

Jeni duke kaluar një periudhë të bukur në dashu- ri, ku më në fund do të keni mundësi që të nisni  një temë, edhe pse disa çifte mund të shkëputen në mënyrë përfundimtare.

LUANI

Nëse në punë ka diçka që nuk shkon, mos ia vini fajin tjetrit, por mundohuni që të shikoni brenda vetes. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi jeni shumë të shqetësuar.

VIRGJERESHA

Do të nisë për ju një fazë rikuperimi në sferën sentimentale, ku do të ndiheni më të fortë. Në punë, ky është momenti për t’u përkushtuar më shumë.

PESHORJA 

Kujdes duhet treguar ndaj tensioneve dhe konflikteve në çiftet që janë në krizë. Kjo e martë është nën ritmin e duhur, ndaj mundohuni që të mos e çoni kohën dëm.

AKREPI

Gjatë kësaj dite mund të ketë përmirësim në dashuri. Nga ana tjetër duhet të shmangni debatet dhe mos krijoni probleme. Në punë, do ketë zhbllokim të disa situatave.

SHIGJETARI

Mund t’iu ndodh që të dashuroheni me dikë krejt ndryshe nga vetja. Venusi që nga 7 gushti do të  ketë rol aktiv në shenjë, ku më në fund do të ketë lehtësim për shenjat.

BRICJAPI 

Dashuria është mjaft e favorizuar prej Hënës, të cilën më në fund nuk do e keni kundër. Në raportin në çift do të keni mundësi që të buzëqeshni. Në punë, mund të ketë përmirësim.

UJORI

Kjo e martë nuk do të jetë shumë e mirë për  dashurinë, ndaj mundohuni që të mos tregoheni impulsiv dhe shmangni debatet e kota.  Në  punë keni nevojë për më shumë qetësi.

PESHQIT

 

Kjo ditë do të sjellë përmirësim në dashuri. Mundohuni veçse të mos mendoni më për të kaluarën, sidomos nëse jeni vetëm. Në punë, mund  të ketë vonesa dhe të papritura.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura