Parashikimi i Horoskopit, datë 14 gusht 2020

Aug 14, 2020 | 0:20
SHPËRNDAJE

DASHI

Do të keni mundësi të dilni nga rutina juaj e zakonshme dhe të njihni njerëz të rinj. Në punë do të jeni të hapur dhe të gatshëm të ndihmoni të tjerët.

DEMI

Sot yjet ju këshillojnë të merrni një moment pushimi dhe të lini mënjanë disa punë që mund të presin. Duhet të rifitoni dashurinë e partnerit.

BINJAKET

Sot do të jeni shumë të sigurt në vetvete. Në fushën e ndjenjave do të hasni në xhelozinë e partnerit, ndaj duhet ta bindni për të kundërtën.  Puna duket se do jetë shumë e qetë këtë kohë.

GAFORRJA

Fati vazhdon të jetë në anën tuaj. Do të keni mundësi të korrigjoni veten tuaj dhe të liroheni nga disa paragjykime që prej kohësh ju mundojnë. Shfrytëzojeni fundjavën për shplodhje.

LUANI

Do të veproni në mënyrë të pazakontë nga një paragjykimi i një mikeshës suaj. Në punë do të ndieni mbështetje e të tjerëve dhe gjërat do të lehtësohen për ty.

VIRGJERESHA

Nuk duhet të bëni publike jetën tuaj personale. Në punë do të tejkaloni limitet tuaja dhe kjo do ndikojë në finacat tuaja. Në dashuri do të jeni një vëzhgues i mprehtë.

PESHORJA

Në punë do të përqendroheni mbi çështjet që kanë të bëjnë me ju. Në mbrëmje miqtë tuaj do të organizojnë një festë që do t’ju nxjerri nga rutina.

AKREPI

Sot do të vini ndjenjat para së gjithash dhe do të qëndroni pranë njerëzve të dashur. Në punë do të keni një projekt që do të çoj më tej karrierën tuaj.

SHIGJETARI

Do të përfshiheni në një diskutim sepse do të mbroni një person. Në punë do të keni një sjellje të rafinuar dhe specifike për çdo situatë, sepse gjërat duken të tendosura.

BRICJAPI

Në punë do të jeni hetues edhe për gjërat më të parëndësishme. Në fushën e ndjenjave do të forconi marrëdhënien tuaj me partnerin, nga i cilit pritet që tju surprizojë.

UJORI

Do të jeni pak i mërzitur sepse gjërat nuk shkojnë ashtu si ju dëshironi, por kini pak durim! Në punë do të qeshni me një koleg të bezdisshëm. Pushimet janë pranë dhe kjo ju gëzon.

PESHQIT

Çrregullimet ndonjëherë janë për të kuptuar rëndësinë e rregullit. Në punë do ta merrni situatën në dorë dhe do t’i bëni gjërat si doni ju. Financat duket jo shumë të mira.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura