Parashikimi i horoskopit, datë 13 nëntor 2018

Nov 13, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

horoskopiDASHI

Sot do të keni ndjesinë që i jeni larguar shumë planeve tuaja për të ardhmen. Yjet ju këshillojnë të zgjidhni momentin dhe kohën e duhur për të vepruar.

DEMI

Ajo që do të bëni për të tjerët sot, në një mënyrë apo në një tjetër do t’ju shpërblehet. Dhe jo vetëm në anën e mirë por edhe kur bëhet fjalë për diçka negative.

BINAJKET

Përshtypja e parë do të jetë më e rëndësishmja për ju sot. Bëni të mundur që të tjerët të dashurohen me ju që në momentin e parë që do t’ju takojnë.

GAFORRJA

Sot jeni të interesuar të mësoni diçka më shumë lidhur me një realitet që nuk e njihni dhe aq mirë. Kërkoni të dhëna të mund t’ju ndihmojnë në iniciativën tuaj.

LUANI

Do të lini mënjanë disa aktivitete tuajat sot, për të zgjidhur një problem që do t’ju dalë papritur dhe që i përket shumë personave njëkohësisht.Në punë do të keni të papritura . Kujdes!

VIRGJERESHA

Ju pëlqen ose jo, jeni ju që duhet të vendosni për një sërë gjërash sot. Përdoreni përgjegjësinë tuaj për të zgjidhur punë dhe jo për t’u treguar agresiv.

PESHORJA

Sot do të keni mundësinë të takoni shumë njerëz por prania e disave nuk do t’u ngjallë shumë kënaqësi. E rëndësishme është të mos e shfaqni atë që ndjeni.

AKREPI

Do të mbaroni shumë detyra që i kishit vënë vetes për ditën e sotme, vetëm nëse tregoheni i gatshëm të mos përqendroheni në një vend por të punoni për shumë gjëra.

SHIGJETARI

Shikoni imazhin e diçkaje në përgjithësi dhe mos u hutoni pas detajeve. Jeni në kërkim të përsosmërisë dhe shumë të sigurt që do ta gjeni herët a vonë.

BRICJAPI

Tregohuni të kujdesshëm kur t’i zbuloni një të vërtetë dikujt. Vërtet po tregoheni të sinqertë megjithatë është mirë të mos i lëndoni të tjerët.

UJORI

Një reaksion zinxhir i disa ngjarjeve mund të sjellë efekte si pozitive ashtu dhe negative. Të përfitoni nga ato pozitivet do të jetë synimi juaj sot.

PESHQIT

Papritur do të gjendeni në një situatë të sikletshme për ju e cila nuk ka shumë rrugëzgjidhje. Duhet të injoroni frikën dhe tensionin dhe të vazhdoni përpara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura