Dashi
Fundjava do të nisë me shumë ngarkesë dhe lodhje. Bëni kujdes ndaj asaj që do ju ndodhë në këto ditë. Do të viheni në provë. Ndërkohë ata që janë vetëm, mund të jetojnë një histori intriguese.
Demi
Fundjava do të sjellë përmirësime të ndjeshme. Kjo periudhë favorizon vendimet e mëdha për çiftet që duhen. Nëse jeni larg njeriut të zemrës, kjo është koha e duhur për tu afruar.
Binjakët
Yjet nuk do të jenë më në kundërshti me shenjën tuaj, ndaj bëni mirë që të ecni përpara. Keni kaluar nje periudhë jo të mire dhe tashmë do mund të merrni frymë. Nëse nuk dekurajoheni, do e shfrytëzoni këtë periudhë më së miri.
Gaforrja
Kjo është një periudhë e rëndësishme në raport me javët e kaluara. Duhet ti shihni gjërat pozitivisht, pasi yjet do të jenë në anën tuaj. Historitë e reja të dashurisë, do të jenë premtuese.
Luani
Planetet që kishit kundër, janë larguar nga shenja juaj. Do të keni mundësi që të arrini një objektiv të rëndësishëm. Por do ju duhet që ti bëni të gjitha gjërat vetë, kjo për shkak se nuk i besoni njerëzit që ju rrethojnë.
Virgjëresha
Yjet do të jenë në anën tuaj. Do të ketë përmirësime të ndjeshme në raport me ditët e para të dhjetorit, ku do të keni mundësi që të bëni zgjedhjet e duhura. Nëse një histori ka përfunduar prej pak kohësh, do mund të diskutohet.
Peshorja
Mos i bazoni zgjedhjet tuaja në dashuri, vetëm në pamjen e jashtme. Nëse mendoni për të kaluarën, mund të pranoni se keni bërë ndonjë gabim Yjet favorizojnë blerjet dhe zgjedhjet e rëndësishme në punë.
Akrepi
Mundohuni që të takoni njerëzit që doni, pasi mund të merrni një lajm të bukur. Mos jini pesimist, Venusi dhe Saturni janë në anën tuaj! Është koha për të vepruar.
Shigjetari
Ju pret një e premte e bukur dhe sidomos orët e mbrëmjes. E shtuna dhe e diela, mund të jenë shumë të dobishme. Do ju duhet që ti bëni llogaritë me një lloj tensioni dhe me rënie energjie.
Bricjapi
Do e gjeni veten të fortë gjatë kësaj dite. Do të gjeni pranë vetes, të lindurit e shenjës së akrepit, virgjëreshës dhe demit, ndërsa me gaforren, dashin, peshoren, mund të keni mosmarrëveshje.
Ujori
Do të rigjeni dëshirën për të dashuruar, pasi nuk ka më vend për miqësi. Fundjava do të sjellë kënaqësi në raport me njerëzit me të cilët jeni treguar bujarë.
Peshqit
Kjo e premte do të jetë e mbushur me nervozizëm. Jeni natyrë që i pëlqeni kujtimet, por ndonjëherë duhen mbyllur në sirtar. Tregohuni më të gatshëm sa i takon dashurisë dhe ndjenjave.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al