Parashikimi i Horoskopit, datë 12 gusht 2020

Aug 12, 2020 | 0:20
SHPËRNDAJE

DASHI

Tregohuni sa më diplomatë dhe të duruar me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Do të ndiheni mjaft mirë sepse do të takoni persona që ia vlejnë t’i keni pranë.

DEMI

Do e rivendosni dialogun në çift gjatë kësaj dite dhe gjërat do të shkojnë mjaft mirë me personin që keni në krah. Në planin financiar do të jeni me shumë fat.

BINJAKET

Klima në jetën tuaj në çift do të jetë mjaft e ngrohtë dhe pasionante gjatë kësaj dite. Nuk do të keni vështirësi të kryeni shpenzimet e dëshiruara.

GAFORRJA

Të dashuruarit do të kenë gjatë gjithë kohës mbështetjen e Venusit. Beqarët do të kenë veçse dashuri platonike, asgjë konkrete nuk pritet të ndodhë.

LUANI

Do të jeni shumë tolerantë gjatë kësaj dite me atë që keni në krah dhe gjithçka do të shkojë si duhet. Në planin financiar gjërat nuk do të ecin si i kishit menduar.

VIRGJERESHA

Nëse keni pasur probleme serioze në jetën tuaj në çift, sot gjithçka do të rregullohet. Në planin financiar duhen bërë kufizime në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme.

PESHORJA

Për ata që janë në një lidhe do të ketë shumë tension dhe mosmarrëveshje gjatë kësaj dite. Edhe pse do të mundoheni shumë të ruani një klimë harmonike, nuk do ja dilni dot.

AKREPI

Merrini gjërat ashtu si t’iu vijnë. Në planin financiar nuk rekomandohet të kryhen transaksione të tejskajshme. Gjendja do të jetë sërish delikate.

SHIGJETARI

Dita e sotme do të jetë e mrekullueshme dhe mjaft emocionuese. Financat do të jenë pak më të mira se kohët e fundit dhe do ndiheni më të qetë.

BRICJAPI

Beqaret do të marrin mesazhe dashurie nga persona që i kanë njohur më parë. Mos shpenzoni shuma të mëdha sepse do të keni probleme. Puna duket shumë stresuese në keto ditë pushimi.

UJORI

Çiftet që kanë kohë që janë në krize do të kenë një ditë më të qetë. Në planin financiar asgjë nuk do të jetë e thjeshtë. Kurseni sot që edhe e nesërmja të jetë e mirë.

PESHQIT

Nëse ka kohë që rutina është bërë pjesë e jetës suaj në çift duhet të mundoheni sa më shpejt ta ndryshoni situatën. Gjendja e financave do të jetë e mirë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura