Parashikimi i horoskopit, datë 11 shtator 2018

Sep 11, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Ambienti në çift do jetë përgjithësisht i trazuar. Do e kundërshtoni së tepërmi atë që keni në krah dhe kjo do sjellë debate. Nëse bëni investime të mëdha në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi më vonë.

DEMI

Ju që jeni në çift do e stabilizoni jetën tuaj sot dhe do iu gjeni zgjidhje problemeve që iu kishin dalë kohët e fundit. Financat do përmirësohen dalëngadalë. Që sot do filloni të tregoheni të matur me shpenzimet.

BINJAKET

Do kaloni momente të këndshme dhe mjaft emocionuese sot pranë atij që dashuroni. Mos harroni që përveç se të flisni edhe të veproni. Nëse doni që sektori i financave mos ketë probleme, duhet të shmangni investimet apo transaksionet.

GAFORRJA

Nëse jeni në çift duhet të vini disa gjëra në vijë sot dhe mendoni pak për të ardhmen. Plutoni do ndikojë negativisht tek financat dhe do iu nxitë të shpenzoni pa masë.

LUANI

Planetët do e mbrojnë nga gjithçka jetën tuaj në çift sot dhe do iu bëjnë ju më të sigurt për atë që doni. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar. Ka ardhur koha të mendoheni më shumë para se të shpenzoni.

VIRGJERESHA

Jeta në çift nuk do jetë aq e qëndrueshme sa ju e prisnit sot, megjithatë nëse mundoheni të flisni me partnerin do keni mundësi të zgjidhni çdo problem që do iu dalë përpara. Financat do jenë të stabilizuara dhe nuk do keni probleme.

PESHORJA

Ju që i urreni debatet në çift, do shijoni më në fund një ditë të qetë dhe të bukur sot. Venusi do krijojë një klimë edhe më të ngrohtë dhe do ndiheni mirë. Në planin financiar nuk do keni probleme, kështu që nëse duhet të bëni shpenzime të nevojshme, mos ngurroni.

AKREPI

Jeta në çift do jetë kryesisht e animuar sot. Do kaloni një ditë të mirë, megjithatë nuk rekomandohet të merrni vendime të rëndësishme. Në planin financiar pritet të jetë një ditë pa probleme.

SHIGJETARI

Kjo ditë nuk do jetë ashtu si çiftet e kishin menduar. Do keni debate herë pas here. Mos e mbani hundën përpjetë dhe pranojini gabimet tuaja. Në planin financiar nuk do keni vështirësi të mëdha, gjithsesi do ishte më mirë të mos shpenzonit pa u menduar.

BRICJAPI

Venusi do e risjellë harmoninë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do iu bëjë të ndiheni më mirë pranë atij që dashuroni. Në planin financiar nuk do ketë asnjë ndryshim të situatës. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes.

UJORI

Gjatë kësaj dite do kaloni momente të mrekullueshme dhe mjaft emocionuese me partnerin tuaj. Ai do iu rrëfejë edhe diçka që nuk ua kishte thënë më parë, por që do iu bëjë të ndiheni edhe më mirë. Për sa iu përket financave, situata do jetë paska e vështirë.

PESHQIT

Ditë plot shkëlqim dhe emocione kjo e sotmja për jetën në çift. Do flisni edhe për disa mosmarrëveshje që keni pasur dikur dhe do i mbyllni njëherë e përgjithmonë ato. Për shkak të disa të ardhurave që do merrni financat do të stabilizohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura