Parashikimi i horoskopit, datë 10 shtator 2018

Sep 10, 2018 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI

Kush është duke filluar raporte të reja, do të jetë i favorizuar në planin e erosit, veçanërisht në këtë ditë. Mos nxitoni në bërjen e planeve, sepse jo gjithçka mund të funksionojë.

DEMI

Kërkoni këshillën e një miku të vjetër, përpara se të niseni për një drejtim tuajin. Jeni në një gjendje shpirtërore shumë të mirë për të përballuar një problem konkret.

BINJAKET

Merrni përsipër sfidat që do ju paraqiten sot, pa pasur frikë se mund të rrezikoni shumë. Yjet do ju dhurojnë energji, dhe shprehi komunikimi lirshëm me ata që ju rrethojnë.
GAFORRJA

Qetësia dhe pasioni do t’ju shoqërojnë gjatë ditës së sotme. Me partnerin do të kuptoheni shumë mirë dhe me ndihmën e tij do të kaloni disa probleme të vogla që do të hasni në punë.

LUANI

Dedikojini kohë hobeve tuaja, leximit, një mbrëmje në shoqëri të këndshme. Mundësi të mira për t’u argëtuar edhe pse të pa planifikuara.

VIRGJERESHA
Mos e nënvlerësoni rehatinë që partneri ju dërgon. Ka mundësi që ai të tërheqë vëmendjen tuaj, do të bëni mirë mos injoroni çështjen.

PESHORJA

Përfitoni nga dita e sotme për t’u shplodhur dhe rikuperoni energjinë mbi të gjitha nëse ndjeheni poshtë dhe shfaqni lodhje ose stres.

AKREPI

Sot do të arrini të realizoni objektivat tuaja personale. Në këtë mënyrë do të vlerësoheni nga një person që është i rëndësishëm për ju. Një mik do t’ju përfshijë në një projekt të rëndësishëm.

SHIGJETARI

Entuziazmi i sotëm do t’ju lejojë të rrisni popullaritetin tuaj duke krijuar një lëvizje të këndshme në jetën tuaj sentimentale. Nuk duhet të vazhdoni të jeni të lidhur me një histori të vjetër.

BRICJAPI

Në ambientin e punës, do të merrni lavdërime nga dikush që ju rrethon. Në aspektin afektiv mundohuni të gjeni mënyrën për ti komunikuar ndjenjat dhe emocionet tuaja një personi që ju tërheq.

UJORI

Projekte entuziaste me miqtë. Edhe pse të lodhur do të flisni për çështje pune dhe do t’ju lindi ideja për një projekt me ta. Do të jetë një mënyrë inteligjente për të zgjidhur çështje ekonomike të reja dhe të vjetra.

PESHQIT

Duhet të dini të vlerësoni më mirë cilësitë tuaja dhe do të shikoni se një simpati do të kthehet në dashuri më shpejt seç e mendonit ju. Të rinjtë do të kenë probleme me familjen.Kujdes!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura