Parashikimi i Horoskopit, datë 10 shkurt 2020

Feb 10, 2020 | 7:40
SHPËRNDAJE

Dashi

Bëhuni gati për të jetuar një ditë plot pasion. Për beqarët mund të jetë një ditë e mbushur me ngjarje të papritura, por do të keni mundësi të zgjidhni shumë çështje.

Demi

Sot do të jetë një ditë me fat në fushën sentimentale, megjithatë yjet ju këshillojnë që të mos ngrini tonet me partnerin tuaj pasi mund të thoni gjëra për të cilat do të pendoheni në të ardhmen.

Binjakët

Sot nuk arrini të bini dakord me ata rreth jush dhe kjo do ju bëjë me nerva. Ndërsa beqarët do të kërkojnë situata më të përshtatshme për kuriozitetin e lindur.

Gaforrja

Sot mund të ketë disa diskutime më shumë me partnerin, të shkaktuar nga Venusi. Megjithatë, gjërat do të ndryshojnë në mbrëmje. Beqarët do duhet të përqendrojnë gjithçka tek dialogu.

Luani

Dashuria sot do t’ju dhurojë më shumë sesa një buzëqeshje. Venusi i favorshëm do t’ju bëjë të ndiheni të dashur dhe do të mbështeteni nga një person i veçantë.

Virgjëresha

Dita fillon shumë mirë, do të keni fati dhe mund të përjetoni emocione të papritura. Nëse jeni beqarë, Mërkuri mund të përmirësojë marrëdhëniet duke sjellë një njohje të re.

Peshorja

Problemet me partnerin që jeni përpjekur ti injoroni kohët e fundit po dalin në sipërfaqe dhe do të zbulohet gjithçka. Beqarët do duhet të përfitojnë nga kjo ditë për të zgjidhur një çështje.

Akrepi

Sot do të keni pamje shumë joshëse, nga e cila do të lindin kontakte dhe marrëdhënie romantike. Mund të përjetoni takime shumë të bukura dhe mirëkuptim të madh.

Shigjetari

Sot Venusi ju garanton emocione të reja në fushën sentimentale. Do të kaloni momente plot humor me të dashurin tuaj. Ndërsa beqarët do të kenë takime te shkëlqyera.

Bricjapi

Sot nuk do të jetë një ditë shumë e mirë sa i përket dashurisë pasi do të përjetoni tensioni në jetën tuaj si çift. Gjatë ditës mund të përballeni me grindje.

Ujori

Sot është një ditë mjaft monotone me momente alternative. Nga besimi i verbër do të përjetoni zhgënjim të thellë për disa situata. Sa për beqarët, dikush nga e kaluara mund të kthehet t’ju kërkojë.

Peshqit

Hëna sjell shumë lajme pozitive në dashuri dhe do të jeni të rrethuar nga një lloj magjie që do të rrisë mirëkuptimin me partnerin tuaj. Edhe për zemrat e vetmuara ka lajme të mira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura