Parashikimi i Horoskopit, datë 10 korrik 2020

Jul 10, 2020 | 0:32
SHPËRNDAJE

Dashi

Nuk përjashtohet mundësia që ju të vendosni të largoheni nga persona që nuk ju interesojnë. Në punë do menaxhoni të ardhurat.

Demi

Në dashuri do realizohen gjërat që doni. Kështu që bëni mirë që të shmangni shpenzimet dhe investimet.

Binjakët

Gjatë kësaj dite, mund të bëni njohje të reja dhe sjellja juaj do të jetë vendimtare për të përcaktuar nivelin e ri në të cilin do të kalojnë.

Gaforrja

Në dashuri do të keni njohje të reja dhe miqësi të sinqerta. Në punë do merreni me projekte të reja.

Luani

Në dashuri flisni me partnerin për gjëra që janë me interes. Në punë do merreni me projekte që do ju sjellin të ardhura.

Virgjëresha

Është momenti për të menduar për diçka tjetër. Po ashtu do keni mundësi që të merreni me një projekt, i cili do të realizohet në vjeshtë.

Peshorja

Në dashuri do kuptoheni për çdo gjë me partnerin. Në punë do të vlerësoheni për projektet që keni realizuar deri tani.

Akrepi

Në dashuri e premtja do të sjellë përmirësim. Në punë merrni ide nga kolegët për të pasur rezultatet që doni. 

Shigjetari

Në dashuri dallim do të bëjë sjellja ndaj atyre që ju duan. Në punë do të menaxhoni mirë çdo gjë.

Bricjapi

Në dashuri do të merrni gjërat që ju interesojnë. Në punë duhet të keni komunikim të mirë me kolegët.

Ujori

Në dashuri do dëgjoni partnerin për diçka të re. Në punë doni të ndryshoni menyrën e menaxhimit.

Peshqit

Në dashuri duhet të toleroni partnerin. Në punë do jeni në shoqërinë e njerëzve që doni.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura