Parashikimi i Horoskopit, datë 07 gusht 2020

Aug 7, 2020 | 0:12
SHPËRNDAJE

Dashi

Marrëdhënia në çift nuk do të jetë ashtu si ju e kishit menduar, ndërsa beqaret nuk pritet të  kenë ndonjë gjë serioze. Ne planin financiar do të realizoni investime të mëdha.

Demi

Ju që jeni në një lidhje do kaloni një ditë plot me momente të lumtura. Në planin financiar duhet të reflektoni me kujdes para se të kryeni shpenzime.

Binjaket

Beqarët do të kenë një ditë rutinë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar impulsiviteti mund t’iu shkaktojë probleme të mëdha.

Gaforrja

Debate të forta do të ketë gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Në planin financiar do të keni vështirësi të shumta për shkak të pamaturisë që keni treguar kohet e fundit.

Luani

Zemra juaj do të rrahë shumë fort gjatë kësaj jave për shkak të surprizave të njëpasnjëshme që do iu bejë partneri. Në planin financiar do të jeni të detyruar të ulni shpenzimet.

Virgjeresha

Ditë e këndshme dhe pa probleme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Financat do të jenë më delikate sesa mendonit. Duhen marrë me patjetër masa strikte.

Peshorja

Do të përgatisni surpriza të shumta sot për ata që keni në krah dhe marrëdhënia në çift do ndizet flake. Financat do të jenë të mira. Pushimet do e zbukurojnë akoma më shumë këtë ditë.

Akrepi

Do të jeni shumë xhelozë gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë debate të forta. Me shpenzimet duhet ts bëni kujdes sepse do të keni probleme dhe vështirësi.

Shigjetari

Kjo ditë do të jetë e mrekullueshme sidomos për ata që janë beqarë. Financat nuk do të jenë të këqija, por nëse tregoheni të pamatur, kjo mund t’iu kushtojë shtrenjtë.

Bricjapi

Marrëdhënia në çift do të vazhdojë të ecë në rrugën e duhur. Me financat duhet të bëni kujdes në mënyrë që mos përballeni me ndonjë surprizë të pakëndshme.

Ujori

Do të jeni si të përhumbur sot dhe do të doni të qëndroni në qetësi. Financat do të jenë të favorizuara dhe gjendja do të fillojë dalëngadalë të përmirësohet.

Peshqit

Mos kërkoni gjëra të pamundura sot sepse në një moment apo në një tjetër situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Financat nuk do të jenë të këqija.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura