Parashikimi i horoskopit, datë 07 dhjetor 2019

SHPËRNDAJE

Dashi

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive, ndaj përfitoni për të bërë diçka me vlerë. Mund të dilni me shoqërinë dhe të relaksoheni pak. Në dashuri mund të flisni për projekte të rëndësishme.

Demi

Duhet të mundoheni që të largoni stresin dhe të dilni nga rutina si dhe të merrni më shumë kohë për veten. Nëse mundeni bëni një udhëtim të shkurtër dhe shkëputuni nga gjithçka.

Binjakët

Ju pret një ditë pozitive, ku do të ketë rikuperim të ndjeshëm në raport me të kaluarën. Ka shumë mundësi që brenda një kohe të shkurtër të arrini një objektiv që i keni vendosur vetes.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë nën ritmin e duhur, për shkak të ndikimit të kundërt të hënës e cila mund t’iu bëjë nervoz. Mundohuni që të shmangni polemikat dhe debatet, si në familje edhe në dashuri.

Luani

Ju pret një e shtunë pozitive, gjatë së cilës do të jeni të fortë dhe energjik. Përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, pasi takimet mund të rezultojnë vërtetë të rëndësishme, sidomos në sferën personale.

Virgjëresha

Dita do të jetë mjaft interesante në sferën profesionale, në sajë të ndikimit pozitiv të Saturnit, i cili do të jetë i pranishëm gjatë gjithë dhjetorit. Ndonjë pasiguri në dashuri, do të shtojë frikën tuaj. Keni nevojë për të bërë qartësi.

Peshorja

E shtuna do të jetë nën ritmin e duhur, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, e cila mund të shkaktojë disa tensione dhe vështirësi. Ndoshta gjatë kësaj periudhe keni shumë gjëra për të bërë dhe shumë përgjegjësi që ju rëndojnë.

Akrepi

Këshillohet që gjatë kësaj dite të tregoheni të kujdesshëm ndaj asaj që do të thoni. Mundohuni që të mos tregoheni shumë impulsiv, por të arsyetoni dhe të dëgjoni atë që do ju thonë.

Shigjetari

Dita do të jetë mjaft pozitive, ndaj mundohuni që ta shijoni bashkë me njerëzit tuaj të zemrës. Përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, për të organizuar nje dite ndryshe.

Bricjapi

Ju pret një e shtunë e tensionuar dhe nën ritmin e duhur. Do të ndiheni të lodhur, por mundohuni që të mos mposhteni dhe të mos shfyheni tek personat që ju rrethojnë, pasi mund të gaboni rëndë.

Ujori

E shtuna do të jetë tejet pozitive dhe do i kushtoni hapësirë argëtimit, por mos lini pas dore detyrat. Do të keni mundësi që të relaksoheni dhe mbrëmja parashikohet që të jetë e veçantë.

Peshqit

Kjo ditë do të jetë e mbushur me energji dhe gjatë saj do të keni mundësi të shumta që të bëni shumë gjëra që i kishit shtyrë për më vonë. Mbrëmja parashikojhet të jetë e mbushur me emocione dhe pasion.

 

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.