Parashikimi i Horoskopit, datë 06 gusht 2020

Aug 6, 2020 | 0:17
SHPËRNDAJE

DASHI

Dita do të jetë pasive dhe nuk do të sjellë ndryshime. Përmirësoni situatën në shtëpi dhe bëni blerje të vogla. Frenoni dëshirat tuaja, pasi familja nuk do t’ju kuptojë.

DEMI

Gatishmëria dhe dhembshuria juaj do të duhet të shfaqet me të gjithë njerëzit që ju rrethojnë. Këshillohet që të bëni kujdes të madh, madje përfshihuni në meditim dhe lutje.

BINJAKËT

Lodhja dhe acarimi do t’ju shoqërojnë. Është e pamundur që të largoni emocionet negative. Në familje mund të ketë probleme me fëmijët adoleshentë.

GAFORRJA

Dita do të jetë aktive dhe do t’ju mbajë të zhytur në punë. Kushti kryesor i suksesit është profesionalizmi. Shëndeti nuk do të jetë mirë. Financat duken të stabilizuara.

LUANI

Ngjarjet e ditës dhe bisedat me njerëzit që ju rrethojnë do të sjellin rehati. Nëse ofroni dashuri, do të ndiheni në majë të botës. Mos lini pas dore problemet dytësore.

PESHORJA

Lidhja me eprorët do të jetë e përmirësuar. Por mos e mbivlerësoni forcën dhe aftësinë e tyre. Mund të keni përmirësime shëndetësore duke ndjekur një terapi intensive.

AKREPI

Dita është e favorshme për dashurinë dhe martesën. Do të ketë përmirësime në marrëdhënie me të afërmit, miqtë dhe kolegët. Marrëdhëniet në çift do të zbuten.

SHIGJETARI

Tensioni, dita aktive dhe negociatat miqësore do të kenë nevojë për këshillat e duhura ligjore. Në trajtimin e problemeve të ditës, veproni me intuitë dhe pavarësi.

BRICJAPI

Dita do të jetë e shoqëruar me ndryshime në jetën personale. Shumë prej jush do të ndihen të pakënaqur. Nuk përjashtohet mundësia që të takoni fatin tuaj.

UJORI

Këshillohet që të fuqizoni nismat e reja të biznesit. Rezistoni ndaj emocioneve të fshehura, pasi ato mund të shkaktojnë efekte të padëshiruara.

PESHQIT

Dita do të jetë e mbarë dhe e mbushur me gjallëri. Ajo do të sjellë shpresë, vetëbesim dhe një pikëpamje optimiste për të ardhmen. Ngjarjet e ditës, programojini.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura