Parashikimi i Horoskopit, datë 05 gusht 2020

Aug 5, 2020 | 0:30
SHPËRNDAJE

Dashi

Sfera profesionale është fituese. Do të vlerësoheni nga kolegët për idetë tuaja. Kjo ditë do të sjellë për ju takime me miq të cilët kishit kohë pa i takuar.

DEMI

Duhet të merreni më shumë me programet tuaja ekonomike, gjithmonë duhet të tentoni. Do ta keni të lehtë zgjidhjen e situatave të vështira. Jeta sentimentale duket me probleme.

BINJAKËT

Përgatituni për një ditë të mrekullueshme dhe paksa të lodhshme, por mundimi do t’ia vlejë. Parashikohen përfitime në sferën financiare. Pushimet do ndikojnë në gjendjen emocionale.

GAFORRJA

Keni mundësi komunikimi me miqtë tuaj. Do të fitoni besimin dhe simpatinë e tyre. Në jetën e përditshme do të shfaqen probleme të vjetra. Tregohuni me ambicioz në punën tuaj.

LUANI

Sektorët më të goditur në këtë ditë janë, martesa, karriera dhe imazhet tuaja sociale. Dedikojini pak kohë vetmisë suaj. Do të ndjeheni disi nervoz.

VIRGJËRESHA

Zgjidhni ditët e ardhshme për pushim, apo për investime të rëndësishme.Duhet të keni më tepër besim te personat që punojnë me ju. Shijoni momentet në shoqëri.

PESHORJA

Parashikohen për ju lëvizje. Nëse jeni beqar do të jetë e lehtë të njiheni me persona të rëndësishëm, por kujdes nga zhgënjimet e të dashuruarve. Financat duken të stabilizuara.

AKREPI

Hëna që ndodhet në shenjën tuaj do t’ju mbështesë në çdo sektor të jetës. Do të keni dëshirë të shprehni dëshirat tuaja intime, edhe pse nuk jeni më të rinj.

SHIGJETARI

Yjet janë kthyer në shenjën tuaj, të gatshëm për të reaguar dhe për të ndihmuar në jetën sentimentale. Nëse jeni në kërkim të dashurisë së madhe, shikoni më mirë rreth miqve të vjetër.

BRICJAPI

Këto dy ditë janë tepër të zjarrta. Përfitoni nga këto momente të veçanta dhe mos e lini për asnjë çast partnerin në qetësi. Ditë ideale për të firmosur kontrata dhe të provoni fatin në lojë.

UJORI

Në sektorin e parasë parashikohet ndalesë. Do të jeni ambicioz për të përfunduar projekte të mëdha. Për sot e për nesër parashikohen raste interesante.

PESHQIT

Ditë perfekte sot për t’u marrë me sferën ekonomike. Kjo kohë ju bën më tërheqës dhe ju lejon të jetoni këto ditë me kënaqësi të veçantë. Planifikoni pushimet, janë të nevojshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura